E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili kërkon angazhim nga bluzat e bardha

Vasili ishte i pranishëm në analizën vjetore të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni", në Tiranë, nga ku ka shtuar se një sistem transparence me qytetarët i bën vetëm mirë institucioneve shëndetësore, dyert e të cilave mbeten të hapura nëse ndërtohet një raport i tillë. "Transparenca dhe vendosja e sistemit formal eviton ngjarjet negative", tha ministri i Shëndetësisë, duke kërkuar edhe një herë zbatimin rigoroz të sistemit të referimit, por dhe tarifave zyrtare të vendosura disa muaj më parë.  Ndërsa vlerësoi treguesit e arritur gjatë vitit 2009 nga SUGJK "Koço Gliozheni", ministri i Shëndetësisë vlerësoi si një nga sfidat zgjerimin e gamës së ndërhyrjeve në institucionet shëndetësore. "Duhet të zgjerojmë gamën e ndërhyrjeve dhe të evitojmë kështu ndërhyrjet që bëhen jashtë vendit", theksoi ai. Ndërkohë, sipas tij, i gjithë sistemi shëndetëor duhet të funksionojë si një skuadër e madhe. Në këtë kontekst, Vasili kërkoi nga mjekët komunikim të vazhdueshëm me personelin e kujdesit shëndetësor parësor, por dhe me kolegët në rrethe.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›