E Diel, 1 Nëntor 2026

´´Deutsche Bank´´ i kërkon BE-së të ndërhyjë në Greqi

"Presioni ndaj euros po rritet. BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të stabilizojë Greqinë dhe euron, por me kushtin që Greqia të bëjë të gjitha përpjekjet nga ana e saj", theksoi për gazetën “Bild” kryeekonomisti i kësaj banke, Tomar Mejer. "Ndihma për Greqinë duhet të përbëjë një përjashtim, sepse në rast të kundërt unioni monetar mund të rrezikohet nga një krizë serioze", shtoi ai. Liderët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së pritet të mblidhen më 11 shkurt në një takim në Bruksel, ndërsa çështja për gjendjen katastrofike të buxhetit grek do të jetë një prej temave kryesore.                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›