E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, kthehen 43 iranianë pa viza

Mungesa e vizave në pasaportën e tyre ka bërë që rruga nga Irani për në Shqipëri të shkojë dëm për 43 iranianë. Autoritete shqiptare të kufirit në aeroporin e Rinasit kanë kthyer mbrapsht 43 iranianë të moshës relativisht të re, të cilët do të qëndronin në tokën shqiptare disa ditë ku do të ishin pjesë e kompionaiti të mundjes që do të zhvillohet në Tiranë. Sipas burimeve nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në kryeqytetit policia ka bërë të mundur kontrollin e 43 iranianëve të cilët kishin mbërritur në Rinas nga Turqia me linjë ajërore dhe teksa kanë nisur verifikimi i tyre për dokumentacion apo edhe paisjen e tyre me viza, është parë se asnjë prej tyre nuk dispononte në pasaportën e tij vizë për ti dhënë të drejtën për të hyrë në territorin shqiptarë. Menjëherë pas kësaj ata janë kthyer para nga kishin ardhur. Por nuk janë mjaftuar me kaq autoritete shqiptare, pasi përveç kthimit parapa të iranianëve të cilët do të ishin pjese e kampionatiti të mundjes, është vendosur edhe një gjobë kompanisë ajërore prej 130 milionë lekë e kjo për shkak të parregullsisë së saj, pasi ka sjellë në Shqipëri 43 shtetas Iranian por që nuk kanë qenë të pasiur me dokumentacion të rregullt. Ky është rasti i parë në vendin tonë që autoritet shqiptare kthejnë prapa një numër të madh shtetas të huaj pa viza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›