Minatorët në Bulqizë, nesër fillon puna në zonën D

Nesër pritet të rifillojë puna në zonën D të minierës së Bulqizës. Ndërkohë RISHM-i pritet të shkojë në Bulqizë për të inspektuar disa fronte të minierës në këtë zonë. Sipas korrespodëntit të Ora News mësohet se një pjesë e minatorëve kanë filluar punë ende pa mbërritur RISHM-i.
Puna në zonën D do të nisë pasi kompania konçensionare ACR morri përsipër të zgjidhë situatën financiare të punëtorëve të kësaj zone duke ju ofruar atyre të njëjtat kushte që u ofroi edhe minatorëve të Bulqizës bazuar në kohën që këta minatorë kanë punuar për kompaninë ACR. Pas një marrëvëshje me mes nënkontraktorit dhe METE-s zona D do të kalojë nën administrimin e kompanisë ACR dhe si rrjedhojë 72 minatorët e kompanisë nënkontraktuese do të bëhen pjesë e ACR. Një prej pikave të marrëveshjes është edhe trajtimi financiar i punonjësve të kësaj zone nga kompania ACR.