Ronaldo, lamtumira nga çasti në çast
Para dëmtimit që e la jashtë loje për gati 100 ditë, braziliani kishte ndërmend të shtynte edhe për një vit marrëveshjen me Korinthiasin, duke planifikuar të tërhiqej në 2011-ën. Por sot 34-vjeçari ka lënë të kuptohet se skenari mund të ndryshojë, megjithëse nuk ka vendosur përfundimisht se ç’do të bëjë me kontratën që skadon pas katër muajsh.
“Karrierës sime po i afrohet fundi çdo ditë e më tepër. Por dua të bëj një sakrificë të fundit për ta mbyllur vitin pozitivisht e më pas të vendos ç’do të bëj më tej”, pohoi sulmuesi për televizionin brazilian Globoesporte, duke mos fshehur nostalgjinë: “Nuk jam keq, por ndiej trishtim. E kam kaluar gjithë jetën time me futbollin, është vështirë të them lamtumirë”.
Dëmtimi i gjatë ka bërë që “fenomeni” të humbasë formën fizike, megjithëse ai nuk dorëzohet: “Për 15 ditë do të rifitoj formën më të mirë dhe do të tregoj edhe një herë se nuk kam mbaruar”. Po si do të jetë lamtumira? “E papritur. Nuk e kam programuar datën. Kur ta ndiej që trupi nuk më përgjigjet më, do të ndalem. Di që kjo mund të ndodhë nga dita në ditë”, theksoi Ronaldo.