E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rindërtimi në Fushë Krujë, banorët hapin sot dyert e shtëpive të reja

244 familje të prekura nga tërmeti në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga momentet e tërmetit, vizitat e kryera prej tij tek banorët e dëmtuar, si dhe punimet që janë kryer për shtëpitë e reja. “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e krenarinë e punës së bërë në Fushë Krujë, për kthimin në shtëpi të familjeve të prekura nga tërmeti, e me gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë”, shprehet kryeministri Rama.

Fushë Kruja është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Zona e rindërtimit ndodhet 1 km larg nga qendra e qytetit.

Plani i zhvillimit shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ku ndërthuren banesat individuale, ndërtesat kolektive, institucionet arsimore dhe shërbimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›