E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkodër, banorët e Postribës kërkojnë ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në bashkinë e Shkodrës bllokuan për rreth 30 minuta rrugën që lidh fshatin e tyre me qytetin e Shkodrës në shjenjë proteste për mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre kjo situatë ka mbi tre vite dhe shkak është gurorja e ndërtuar pranë burimit të ujit.

Sipas administratorit të njësisë Postribë Altin Shabaj, shkak për ndotjen e ujit janë prurjet e shumta sa herë që ka reshje të dendura.

Nga dëmtimet në burimin kryesor, më shumë se 15 mijë banorë të Postribës nuk furnizohen me ujë të pijshëm.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›