E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rindërtimi, spitali i ri i Laçit drejt përfundimit, Rama publikon pamje

Vijon puna për ndërtimin e spitalit të ri në Laç, Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga ecuria e punimeve.“Vijon puna për ndërtimin e spitalit të ri në Laç, i ngritur nga themelet pas tërmetit, si model i ri i spitaleve bashkiake që duam të ndërtojmë”, shkruan zoti Rama bashkangjitur videos.

Urgjenca, pediatria, materniteti dhe patologjia do të jenë me kapacitetet 36 shtretër.
Gjithashtu kryeministri Rama ka theksuar se spitali do të pajiset me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar.
Spitali do t’i shërbejë me cilësi 75 mijë banorëve të Kurbinit dhe zonave përreth.
Spitali i Laçit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për t’u shembur më pas dhe rindërtuar nga fillimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›