“Femija i peste” i Lessing flet shqip
Premtim i mbajtur, madje ne kohe rekord. “Femija i peste” eshte i pari roman qe afron nobelisten e 2007-es, Doris Lessing me lexuesin shqiptar, nen logon e “Skanderbeg Books”. Stenda e saj neper panaire etiketohet si stenda e nobelisteve dhe botuesja Flutura Acka si “gjuetare” e tyre. E ne Panairin e 10-te te Librit, Lessing ishte prezente vetem me fotografi. E tani ajo gjendet edhe ne vitrinen e librit shqip. E pas te parit roman, “Femija i peste”, botuesja Acka premton qe edhe te tjera vepra do dalin se shpejti per te mberritur edhe te vepra e saj monumentale, per te cilen jehona s’i ka njohur kufijte, pra “Blloku i arte i shenimeve”. Duket se shpejt do te mund te njohim korpusin e plote te vepres se Lessing, pasi eshte edhe ne qellimin e shtepise botuese, qe ka te drejten e botimit te saj ne shqip, perkthimin e autoreve dhe jo vepra aksidentale. Po si eshte komentuar ky roman qe mberriti edhe ne Shqiperi, nga kritika e specializuar e gazetave te medha te botes. “Sunday Times” shkruan: “Fuqia e Doris Lessing per te roberuar dhe bindur eshte e dukshme qysh ne krye... “Femija i peste” eshte nje liber qe te con rreqethje ne shpine, por edhe dicka qe nuk mund ta lesh pa e cuar deri ne fund”. Ndersa “Indipendent” e pershkruan kete roman: “’Femija i peste’ ka intensitetin e tmerrit... E lexon dhe dridhesh”.