E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekesia, 84% kane paguar ryshfet

Mjeket shqiptare rezultojne se jane te korruptuar. Pas nje sondazhi te kryer nga gazeta “Koha Jone”, rreth 84 per qind e votuesve kane pohuar se jane dhene ryshfet te mjeket gjate kryerjes se nje ekzaminimi. Dhe vetem 12,6 per qind e ketyre votuesve kane pranuar se sistemi shendetesor nuk eshte i korruptuar dhe nuk paguhet para nen dore. Nderkohe qe 3,4 per qind e tyre nuk kane dhene asnje lloj pergjigjeje. Ky sondazh ka treguar edhe nje here faktin se sistemi shendetesor ne Shqiperi vazhdon te mbetet nga me te korruptuarit, ku pacientet paguajne edhe per sherbimin me te vogel qe marrin. Kurse per sa u perket operacioneve apo ekzaminimeve te tjera, nje pjese e shqiptareve pohojne se mjeket kane caktuar edhe cmimet.

A paguani ryshfet per mjeket?

PO 84,0%
JO 12,6%
Nuk e di 3,4%

Vota total: 889

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›