Sulmohet vajza që shkroi për dhunën e talebanëve

Një vajzë e vogël pakistaneze që fitoi famë ndërkombëtare për shkak të ditarëve të saj për mizoritë e talebanëve, është lënduar gjatë një sulmi të ndërmarrë nga persona të panjohur, duke u kthyer nga shkolla e saj.
Essa Khankhel, një gazetar vendor tha se Malala Yousafzai është sulmuar, përderisa po kthehej nga shkolla e saj në Saidu Sharif.
Ai tha se sulmuesi kishte hapur zjarr në drejtim të vajzës, duke e goditur atë në kokë dhe qafë.
Yousafzai tani ndodhet në spital, ku po trajtohet.
Gjatë dy viteve të fundit ajo kishte fituar çmime vendore dhe ndërkombëtare për përshkrimin e gjendjes së popullit të saj, përmes blogjeve për BBC në vitin 2009.