Shtetet përkrah Kosovës në gjyqin e Hagës
Prishtinë - Sot është afati i fundit kur shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të paraqesin vlerësimet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tashmë shumë shtete të fuqishme botërore kanë deklaruar përkrahjen e tyre për Kosovën. SHBA-ja është e gatshme të deponojë deklaratën e saj në favor të Kosovës. Në po të njëjtën rrugë janë edhe Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Sllovenia dhe Shqipëria, të cilat së shpejti do t’i depozitojnë deklaratat në favor të Kosovës.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, u ka bërë thirrje 80 shteteve që të dorëzojnë deklarata kundër pavarësisë së Kosovës, por nuk ia ka dalë. Rusia, Spanja, Qiproja, Sllovakia, Venezuela, Bolivia dhe Argjentina, janë shtetet që deri tashti janë deklaruar në favor të Serbisë.
Kjo gjykatë mund të japë mendim këshillues, i cili nuk është obligues pas zhvillimit të procesit të iniciuar nga Serbia. /ktv/start