E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Tadiç, LDK mbështet institucionet

Prishtinë -Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur qeverinë, për sa i përket vizitës së presidentit të Serbisë Boris Tadiç në Kosovë. Kjo parti mendon se institucionet e Kosovës, janë ato që duhet të vendosin e lejojnë apo jo hyrjen e dikujt në territorin e Kosovës dhe se konsultimi me ICO-në nuk nënkupton edhe përfshirjen e këtij të fundit në vendimmarrje.

Zëdhënësi i LDK-së, Vehbi Miftari ka thënë se qëndrimi i LDK-së sa i përket kësaj çështje është i ngjashëm me qëndrimin e institucioneve të Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi me përfaqësuesin e BE-së Piter Feith mbetet shumë i ngushtë dhe kjo dëshmohet edhe me faktin se ai e ka adresuar këtë çështje tek institucionet e Kosovës, të cilat vendosin për ose kundër vizitës së Tadiçit në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›