E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinia, një fuqi që po troket

Forum i i Rinisë së LDK-së mbushi 19 vite dhe vazhdoi moshën e pjekurisë. Si pjesë integrale e njërës ndër subjektet më të fuqishme që i kishte Ballkani për shumë vite e, sidomos Kosova, ajo që nga valët e para të rezistencës aktive në fundin e viteve të tetëdhjeta, qe bërë pjesë e pandashme dhe shumë vepruese e vizionit për Ksovën shtet sovran dhe i pavarur, vizion rugovian i një populli që për dekada të tëra përpjkjesh të nduarduarta arriti lirinë aq të gjakuar e, më pas edhe pvararësinë si dhe mundësinë tashmë për ta ndërtuar, thelluar por edhe funksionalizuar demokracinë. Nuk u quajt rastësisht nga Presidenti Ynë historik, Brez i Republikës, që, në ndërkohë u bë edhe brez i luftës pë rliri dhe pavarësi, ndërsa tash, po shëndrrohet në brez të paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Ballkanit dhe Europës. Krejt këto po i mendoja, tek sa i shikoja në njërën ndër sallat më frekuentuese të hotelit Grand në Prishtinë, breza të tërë të rinjsh që, në këto 19 vite kishin bartur barrë të rënda të veprimtarisë atdhetare dhe, nuk ishin përkulur asnjë çast. Madje, as atëherë kur mund të ishin ndier të harruar, të anashkaluar... se sit ë rinjë mund të kenë pasur edhe përplasje të tilla brenda vetes. Po, kryesorja, ata breza të tërë të rinjsh, që akoma ndihen dhe janë të rinjë, nuk ishin dorëzuar, nuk ishin ndalur. Kishin ecur mëtutje, qoftë përmes LDK-së apo ndonjë partie që U lind më pas. Kryesorja, ata nuk kishin vendnumëruar. Sepse nuk i linte mosha, gjakimi për një ditë më të mirë, vizioni që duhesh përmbushur. Dhe, ata ishin pjesë e atij vizioni. Pavarësisht se ishin ndërruar në strukturë, dikush kish avansuar, të tjerët ishin në avansim e sipër, rradhë të tjera trokasin dhe s’pushojnë së reshturi duke punuar e vepruar për t’u avansuar në detyra dhe përgjegjësi që japin rastin për ta sforcuar shtetin që posa bëri një vit përpjepjesh e angazhimesh për të zënë rend në hierarkinë e familjes së shteteve tjera të botës, ata ishin bashkë, dhe në të njejtën rrugë. Hisedarë të një vizioni së cilit ju kishin bashkëngjitur, kush më herët e kush më vonë. Madje, tash edhe Brezi më i vonshëm, Brezi i Paqes, brez i cili pati fatin e keq të shijojë edhe shumë produkte jo të shijshme që solli dhe la lufta e përgakshme për lirinë e këtij vendi. Kryesorja, ata të gjithë tok, po dëshmonin për të satën herë, në praninë edhe të strukturave drejtuese të partisë po, edhe të institucioneve të shtetit, se ishin aty, tashmë të përgatitur, kualifikimesh të ndryshme dhe energjish të pashterrshme, në rend për ta dhënë krejt atë që mund dhe që dijnë. Pa u kursyer. Si rini, ata nuk mund të abstenojnë nga shteti i cili ju kishte munguar. Nuk mund të abstenojnë dhe as që dëshirojnë, nga detyrat dhe angazhimet që i presin. Ata, jo që nuk pajtohen në asnjë mënyrë me mbetejen anash po, trokasin fuqishëm përmes fuqisë së tyre në subjketin së cilit i përkasin për ta ndërtuar një vision të ri, një vision të frymës së Njeriut që mbajnë në shpirt e në mendje, babait të pavarësisë së Kosovës. Sepse nuk mund të presin. Është kohë kur demokracia duhet funksionalizuar në të gjitha përmasat e saja. Kohë kur vendi duhet zhvilluar në të gjithë hapësirën që ka dhe me tërë potencialet që përmbledh brenda vetes. Kohë kur integrimet e kanë bërë të veten dhe ne s’mund të jemi injorantë ndaj tyre dhe, as që do jemi, sidomos të rinjtë që duan t’i shpërthejnë tashmë ata kufij prej të cilëve vazhdimisht ishin rjepur e grilave të tyre kishin ngecur por, s’ishin ndalur. Krejt këto po i mendoja, po i shoshitja derisa përshëndetesha me ata që kasha ecur prej filliit, me ata që isha njohur në ecje e sipër po, edhe me ata që tek tash po vinin se, gjatë kësaj ecjeje ende kishin qenë njomakë. Po, edhe nuk mund ta fshihja gëzimin se tërë këta breza të rinjsh po gumëzhinin Brenda LDK-së, kësaj trashëgimie politike rugoviane dhe, po përpiqeshin për ta rikthyer atje ku e ka vendin, në ballë të oxhakut . Sepse, aty edhe e ka vendin partia e Rugovës. Po flas edhe me zërin e atyre që i dëgjova gjatë një manifestimi të një dite më parë. Meqë, ndryshe nuk nderohet ai që na deshi aq shumë, ai që na afroi aq shumë dhe, na rreshtoi në rrugë të drejtë të lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë. E, tash, hierarkia e partisë, ata drejtues që ishin “fshehur” mes asaj turme të rinjsh, duhet t’ju zgjerojnë edhe më shumë rrugë. Jo vetëm të depërtojnë përmes tyre në ballin e vendit. Po, bashkë me ta, në ballë të vendit. LDK e ka këtë shans, është në rrugë të mbarë të ndryshimeve në parti, edhe si program që duhet t’ju përshtatet realliteve të reja, edhe si strukturë që duhet t’i nënshtrohet konkurencës. Po, edhe profilizimit duke qenë e denjë dhe e zonja siç ishte gjatë udhëheqjes me Rugovën, për t’u përballur me të gjitha sfidat. Prej të rinjëve, kuadrove që po vijnë dhe pop resin në radhë, nuk kemi pse frikësohemi. Përkundrazi. Vetëm mund të krenohemi me këto potenciale të gatshme që i kemi për t’i rreshtuar dhe funksionalizuar aty ku I duhen shtetit më së shumti, duke i zhvilluar dhe avansuar në rend të parë përmes strukturave të partisë. Modeli i tillë tashmë është provuar. Rasti i Prishtinës. Në radhë është prova tjetër, reformat, si njëra ndër provat më sfiduese por edhe tejet të domosdoshme për t’ju hapur rrugë pikërisht këtyre brezave që dhanë aq shumë për këtë vision që tashmë është përmbushur:shtetin e pavarur dhe Sovran të Kosovës. Mençuria e udhëheqjes së LDK-së, përmes liderit që tashmë është legjitimuar si Brenda ashtu edhe jashtë vendit, dr. Fatmir Sejdiut, presidentit të Republikës së Kosovës, do të ishte që, duke i kombinuar këto energji të reja, me përvojën e brezave që tashmë kanë krijuar një identitet të fuqishëm brenda partisë, të dijë t’i fus në veprim këto fuqi të reja që janë të gatshme për t’u përballur me të gjitha sfidat që i presin drejt një suksesi të ri, sepse edhe aty është përspektiva e tyre. Gjilan, 12 Mars 2009

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›