Universitetet private, biznese autonome me lehtësi investimi
Investitorët në fushën e arsimit privat, kryesisht ata në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, do të kenë lehtësi për investime në këtë fushë. Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj për klasifikimin e ndërmarrjeve, ku pjesë e tij do të jenë edhe universitetet private apo qendrat kërkimore jofitimprurëse. Sipas këtij projektligji, universitete private, por edhe qendrat e kërkimit, do të quhen “ndërmarrje autonome”. Projektligji përcakton se universitetet private janë autonome, që do të thotë se janë totalisht të pavarura dhe që nuk kanë asnjë pjesëmarrje në kapitalin ose të drejtat e votës në një ndërmarrje tjetër dhe anasjelltas. Ai përcakton se universitetet private mund të ketë disa investitorë, të cilët zotërojnë secili më pak se 25 për qind të kapitalit apo të të drejtave të votës, por me kusht që të mos jenë të lidhur. Një ndërmarrje mund të vlerësohet autonome edhe në rastet kur nuk ka asnjë ndërmarrje partnere, megjithëse pragu i 25 për qind të kapitalit ose të të drejtave të votës arrihet apo tejkalohet nga investitorët. Sipas relacionit të këtij projektligji, ky klasifikim që bëhet për këtë lloj ndërmarrje, do të ndihmojë në lehtësi investimesh por mbi të gjitha në raportet me shtetin. Në një ndërmarrje autonome, investitorë mund të jenë personat juridikë publikë dhe shoqëritë e kapitalit, me kushtin që totali i investimeve të këtyre shoqërive në të njëjtën ndërmarrje të jetë më pak se 30 milionë lekë, agjencitë, përfshirë fondet e zhvillimit rajonal, autoritetet vendore me buxhet vjetor më të ulët se 250 milionë lekë dhe me më pak se 5.000 banorë. Projektligji në fjalë bën edhe klasifikimin e të gjitha ndërmarrjeve të tjera. Projektligji thotë se ndërmarrjet në kuptim të këtij ligji klasifikohen në: mikrondërmarrje, ndërmarrje të vogla dhe ndërmarrje të mesme. Në projektligjin që do të kalojë në Kuvend për diskutim dhe më pas për votim thuhet se ndërmarrje të vogla e të mesme, të reja, vlerësohen ato ndërmarrje që janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit prej jo më shumë se 12 muajsh. Kategoria e mikrondërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme (NVM) përfshin ato ndërmarrje ku punësohen më pak se 250 veta dhe që realizojnë një shifër afarizmi ose një bilanc total vjetor jo më të madh se 250 milionë lekë. Projektligji thotë se “ndërmarrje partnere” janë të gjitha ndërmarrjet që nuk klasifikohen si ndërmarrje të lidhura dhe ndërmjet të cilave ekziston marrëdhënia, ku një ndërmarrje zotëron vetëm ose bashkë me një a më shumë ndërmarrje të lidhura 25% apo më shumë të kapitalit, por në çdo rast jo më shumë se 50% të kapitalit ose të të drejtave të votës në një ndërmarrje tjetër. Ndërkohë “ndërmarrje të lidhura” janë ato ndërmarrje, ku njëra prej tyre zotëron pjesën më të madhe të aksioneve ose të të drejtave të votës në një ndërmarrje tjetër. Sipas projektligjit, një ndërmarrje ka të drejtë të emërojë ose të shkarkojë pjesën më të madhe të anëtarëve të organeve administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse të një ndërmarrjeje tjetër. Ndërmarrja ka të drejtë të ushtrojë ndikim dominues mbi një ndërmarrje tjetër, sipas kontratës, që ka lidhur me atë ndërmarrje, ose sipas një dispozite në statusin e shoqërisë dhe që si aksionare ose anëtare e një ndërmarrjeje tjetër kontrollon e vetme, sipas një marrëveshjeje me aksionarët ose anëtarët e tjerë të asaj ndërmarrjeje shumicën e të drejtave të votës mbi bazë aksionesh ose anëtarësh në atë ndërmarrje.
Ndërmarrjet autonome
a) është totalisht e pavarur dhe që nuk ka asnjë pjesëmarrje në kapitalin ose të drejtat e votës në një ndërmarrje tjetër dhe anasjelltas
b) mund të ketë disa investitorë, të cilët zotërojnë secili më pak se 25 për qind të kapitalit apo të të drejtave të votës, por me kusht që të mos jenë të lidhur
c) nuk klasifikohet si ndërmarrje partnere
2. Një ndërmarrje mund të vlerësohet autonome edhe në rastet kur nuk ka asnjë ndërmarrje partnere, megjithëse pragu i 25% të kapitalit ose të të drejtave të votës arrihet apo tejkalohet nga investitorët e mëposhtëm:
a) Personat juridikë publikë dhe shoqëritë e kapitalit, me kushtin që totali i investimeve të këtyre shoqërive, në të njëjtën ndërmarrje, të jetë më pak se 30 milionë lekë.
b) Universitetet dhe qendrat kërkimore jofitimprurëse;
c) Agjencitë, përfshirë fondet e zhvillimit rajonal;
ç) Autoritetet vendore me buxhet vjetor më të ulët se 250 milionë lekë dhe me më pak se 5.000 banorë.
3. Në çdo rast, pragu nuk mund të jetë më shumë se 50% e kapitalit ose e të drejtave të votës, me kushtin që investitorët e mësipërm të mos jenë të lidhur, individualisht ose bashkërisht, me ndërmarrjen në fjalë.