Rinis periudha e territ, shtohen orët e kufizimeve të energjisë në të gjithë vendin
Ndërprerjet e energjisë nuk kursejnë as zonat turistike.Nga 2-4 orë në ditë ndërprerje edhe në Tiranë
Ervin Koçi
Kufizimet pa orar të energjisë kanë nisur javën e fundit në të gjithë vendin, duke mos kursyer as zonat turistike dhe Tiranën. Edhe pse deri tani Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për oraret e kufizimeve, këtë gjë qytetarët dhe konsumatorët shqiptarë e kanë marrë vesh nëpërmjet medieve, që prej ditësh po e publikojnë këtë lajm. Kjo gjë do të thotë se duhet të përgatitemi për një situatë as më shumë dhe as më pak sesa ajo e vjetshmja, ku askush nuk e ka harruar verën e nxehtë dhe pa energji e pa ujë të vitit 2007. Por OSSH-ja dhe KESH-i janë mjaftuar duke u justifikuar përballë kësaj situate me disa njoftime sporadike për riparime linjash në disa zona të vendit, apo për aksione të ndërprerjes së linjave të paligjshme. Por, nga sa mësohet nga burime pranë KESH-it, “deri në fillim të korrikut qytetarët janë të detyruar që të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike”. Kufizimet po aplikohen pa një orar të caktuar. Shkak për këto ndërprerje të rrymës nuk është mungesa e energjisë, por remontet në nënstacione dhe linjat e transmetimit. Për pasojë, energjia elektrike do të vazhdojë të mungojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Kufizimet
Në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se, “në kuadër të remonteve të planifikuara të linjave, po kryhen tri kategori remontesh, të cilat janë në koordinim me remontet e linjave në rajon”. Sipas OSSH-së, ka qenë kjo arsyeja pse në të gjithë vendin ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Kështu, po kryhet remonti në linjat 220 KV dhe 110 KV të tensionit të lartë që kryhen nga OST-ja, remontet e nënstacioneve që administrohen nga Njësia e Tensionit të Lartë të OSSH sh.a dhe remontet e linjave të tensionit të mesëm dhe në kabina që administrohen po nga OSSH sh.a. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, KESH-i nuk ka aplikuar më grafik kufizimesh të energjisë elektrike. Por, edhe pse grafiku i kufizimeve nuk është planifikuar të përdoret përsëri, shumë zona të Tiranës nuk kanë drita dhe kjo si pasojë e punimeve në nënstacione. Sipas njoftimit të bërë nga KESH-i, një pjesë e mirë e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për shkak të një remonti në Nënstacionin e Sharrës. Megjithatë, edhe dje energjia elektrike ka munguar në zonat e Kombinatit, Selitës, Tiranës së Re dhe zonës së ish-Bllokut. Ndërprerjet kanë përfshirë oraret nga 10:00 e mëngjesit deri në 14:00 në drekë. Ndërkohë, drejtues të lartë të qeverisë kanë premtuar se ketë verë, zonat turistike nuk do të kenë probleme me furnizimin me energji.
Shkëmbimet me Kosovën
Vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qeveritë e dy vendeve po shikojnë mundësinë për krijimin e një tregu të përbashkët energjie. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) Ymer Balla dhe homologu i tij kosovar, Fadil Ismaili, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për projektin e ndërtimit të linjës 400 KV Tiranë-Prishtinë. Sipas ministrit të Energjetikës, Genc Ruli, ndërtimi i kësaj linje është shumë i rëndësishëm si për palën shqiptare, ashtu edhe për atë kosovare. Por projektet energjetike me Kosovën nuk përfundojnë këtu. Duke qenë se në vend energjia prodhohet nga burimet hidro, qeveria shqiptare ka sugjeruar që në Kosovë të ndërtohet një termocentral i përbashkët me qymyr, madje për ndërtimin e tij do të financojë edhe vetë pala shqiptare. “Aktualisht ne kemi kapacitete për të marrë pjesë në investime të tilla edhe me fondet tona, por të gjitha duhen bërë në kohë”, - ka thënë kreu i Ministrisë së Financave, Ridvan Bode.
Linja e re
Projekti për ndërtimin e linjës së re të interkonjeksionit me Kosovën është shumë i rëndësishëm për të dy këto vende, pasi ajo pritet që të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshme ekonomik të të dyja vendeve. Projekti konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë, me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85 km në territorin e Kosovës, si dhe fuqizimin e nënstacioneve 400/220 KV Tirana 2 dhe Prishtinë. Kostoja financiare llogaritet në 58 milionë euro, e ndarë 24 milionë për pjesën e Kosovës dhe 34 milionë për pjesën shqiptare. Për financimin e këtij projekti kanë shprehur gatishmërinë dhe kanë marrë angazhim qeveria gjermane nëpërmjet bankës KfW, e cila ka nënshkruar edhe memorandumin e mirëkuptimit. Ky projekt parashikohet të fillojë brenda vitit 2009 dhe kohëzgjatja e tij është 20 muaj. Ndërkohë, drejtuesit e OST-së dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit për zbatimin e projektit të rregullimit fuqi–frekuencë, midis dy sistemeve elektroenergjetike. Me anë të këtij memorandumi parashikohet që brenda 3 muajve të përgatitet marrëveshja mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit Shqiptar (OST sh.a) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT sh.a.).
Të dhëna për situatën energjetike në vend
1. 292 metra ëhtë niveli i ujit në liqenin e Fierzës
2. 296 metra është niveli maksimal i ujit në liqenin e Fierzës
3. 60 metra kub në sekondë janë prurjet e ujit
4. 16 milionë kilovat/orë është konsumi ditor i energjisë
5. 10 milionë kilovat/orë është prodhimi vendas
6. 6 milionë kilovat/orë është importi i energjisë
OSSH, aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë
Kush nuk i ka paguar faturat e energjisë elektrike, do t’i ndërpritet energjia. Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) kanë nisur prej dy ditësh ndërprerjen e energjisë për debitorët. Aksioni nis në orët e para të mëngjesit dhe grupet e punës së OSSH sh.a., në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Energjisë Elektrike dhe Policinë e Rendit, kanë filluar t’u ndërpresin energjinë konsumatorëve debitorë. Aksioni do të shtrihet në qytetet kryesore të vendit, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Elbasan, Kavajë, Laç, Shkodër dhe Lezhë. Grupet e punës do të ndërpresin edhe lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, si dhe arkëtimin e detyrimeve të prapambetura për të gjithë kategoritë e debitorëve. Në kuadër të këtij aksioni, arkat e pagesave si dhe bankat respektive do të jenë të çelura për të lehtësuar procesin e pagesave. Qëllimi i një aksioni të tillë masiv, me shpërndarje të gjerë në të njëjtën kohë, sipas OSSH-së, synon ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, të debitorëve dhe sidomos, arkëtimin e detyrimeve të prapambetura nga këto grupe.
Shpërndarja e energjisë, OSSH-ja fillon të veprojë si ent më vete
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë (OSSH), ka nisur ofrimin e shërbimit të shpërndarjes së energjisë, i cili përfshin faturimin dhe arkëtimin e energjisë elektrike. Burime zyrtare të KESH-it bënë të ditur se kështu ka marrë fund ndarja e të gjitha aseteve dhe veprimtarisë së OSSH-së, e cila tashmë ka hyrë në fazën e privatizimit. Që nga muaji maj, OSSH ka kaluar nën pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për t'i hapur rrugë privatizimit të këtij shërbimi. Ndërkohë, OSSH ka nisur remonte në linjat e shpërndarjes së energjisë. Në këtë kuadër, remontet e planifikuara të linjave po kryhen në tri kategori, në koordinim me remontet e linjave në rajon, çka ka ndikuar në ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike, në zona të ndryshme të vendit. Kështu, po kryhet remont në linjat 220 KV dhe 110 KV të tensionit të lartë, që kryhen nga OST-ja, remontet e nënstacioneve që administrohen nga Njësia e Tensionit të Lartë të OSSH-së dhe remontet e linjave të tensionit të mesëm dhe në kabina që administrohen po nga OSSH-ja. Programi i remonteve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes koordinohet me remontet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, me qëllim që të mos ketë ndërprerje të dyfishta në përputhje me programin e miratuar në fillim të vitit.
Thatësira nuk është më justifikim...
Vendi ka nisur që të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë verë. Duket si çudi kur e përmendim një gjë të tillë, por fakti është se premtimet janë shkelur pikërisht në kohën kur drejtues të Energjetikës kanë premtuar se nuk do të ketë kufizime, sepse rezervat ishin optimale. Megjithatë, kufizimet kanë nisur pikërisht në kohën kur po fillon edhe sezoni turistik. Përveç kësaj, kanë nisur që të dalin edhe justifikimet e para nga KESH-i, sikur po merren masa për t’u përballur me një thatësirë të mundshme në muajt në vijim. Mund të duket si çudi, por këto justifikime janë po ato që janë përdorur gjatë 5 viteve të fundit, në një kohë kur produkti energji elektrike po bëhet përherë e më i shtrenjtë në tregun global. Kjo shihet dhe në blerjet e energjisë ku ky proces i kushton më shtrenjtë Buxhetit të Shtetit dhe financave të KESH-it, pasi po përballen me çmime abuzive të energjisë, deri në 40 për qind, nga shtete që zotërojnë linjat e transmetimit. Rritja spekulative nuk vjen nga rritja e kostos së energjisë elektrike, por nga kostot artificiale që vihen në mënyrë abuzive mbi kapacitetet transmetuese. Kjo ka bërë që vende si Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, që varen më shumë nga importet, të kenë kosto nga 20 në 40 për qind më të larta të transmetimit. E në një kohë që bota po mendon mirë çështjen e tregut të energjisë, çmimin që rritet përditë, si dhe po tenton tu rikthehet TEC-eve me qymyr, vendi ynë justifikohet akoma me thatësirën dhe pret çdo të bjerë nga qielli.
1 Korrik 2008