Pagat e shqiptarëve më të ulëtat në Europë, blejnë me çmimet e grekëve dhe italianëve
Raporti i Bankës Qendrore pasqyron shtrenjtimin e shërbimeve. Çmimet e ushqimeve janë të njëjta me ato të Greqisë dhe të Italisë
Ervin Koçi
Përherë e më tepër po bëhemi të vetëdijshëm dhe po konstatojmë hapur se kostoja e jetesës në vend po bëhet e papërballueshme edhe për shtresat e nivelit të mesëm të shoqërisë. Këtë gjë tani kanë nisur ta thonë hapur edhe institucionet më të rëndësishme financiare të vendit, të cilat nuk ngurrojnë që t’i paraqesin raportet e tyre ashtu siç janë në të vërtetë, pa i “zbukuruar”. Kjo tregon qartë se në vend kemi një shtrenjtim artificial të kostos së jetesës dhe çmimeve, që nisin nga kryeqyteti e përfundojnë deri në skajet e atij që është vendi më i varfër i Europës. Duke parë çmimet dhe nivelin e kostos së jetesës, përfundimet dhe llogaritjet e specialistëve na krahasojnë njësoj me vendet e zhvilluara në raport me ne, si Italia, Greqia, apo dhe shtete të tjera të rajonit. Sipas specialistëve, në një kohë që niveli i pagës mesatare në Shqipëri është 30 mijë lekë, në Greqi dhe Itali, dy vendet me të cilat jemi krahasuar, paga minimale është përkatësisht 900 dhe 1200 euro. Por, sipas Bankës së Shqipërisë, e cila, në një raport të fundit, ka pasqyruar nivelin e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës që po vijon me shpejtësi nga muaji në muaj, çmimet e artikujve të konsumit, duke nisur që nga buka, mishi, qumështi, djathi etj., janë të përafërta apo njësoj me çmimet e vendeve të BE-së. Nga raporti më i fundit i BSH-së del se përveç ushqimeve, edhe shërbimet janë më të shtrenjta se në dy shtetet fqinje, pasi nuk subvencionohen nga shteti.
Krahasimi me fqinjët
Nisur nga raporti më i fundit i BSH-së, del se çmimet e produkteve ushqimore në vendin tonë janë të njëjta me çmimet e vendit fqinj, Greqi, ndërkohë që Italia paraqet çmime më të zbutura. Çmimet e njëjta të ushqimeve mes dy vendeve argumentohen nga ekspertët e BSH-së me faktin se, “pjesa dërmuese e tyre importohet nga Greqia”. Por shqiptarët, në krahasim me këto dy shtete, pjesën më të madhe të shpenzimeve të tyre e kanë për ushqime dhe vetëm një pjesë të vogël e tyre shkojnë për argëtim. Janë këto konkluzionet që paraqiten në raportin krahasues të Bankës së Shqipërisë për tendencat e çmimeve. Përveç kësaj, raporti nxjerr në pah edhe çmimet në grupet e tjera të shportës, nga ku vihet re që çmimet e veshjeve në Greqi dhe Itali shënojnë ulje në festat e fundvitit apo gjatë sezonit turistik, gjë e cila nuk ndodh në vendin tonë. Kurse përsa u përket shërbimeve në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, ato kanë një tendencë rritëse më të lartë në vendin tonë, në krahasim me dy vendet e tjera.
Importimi i inflacionit
Në raportin e BSH-së thuhet se inflacioni, relativisht i lartë i shënuar në Greqi, mund të importohet lehtësisht edhe në Shqipëri, pasi importet e ushqimeve nga ky vend zënë një peshë të konsiderueshme në totalin e importit të ushqimeve në Shqipëri. Sipas teorive ekonomike, përmirësimi i standardit të jetesës së popullsisë, çon në ulje të peshës së shpenzimeve për të mirat primare (ushqime, vesh-mbathje, banesa etj.) dhe në rritje të peshës së shpenzimeve për të mira luksoze. Si rrjedhojë, popullsitë relativisht të varfra shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre në të mira primare dhe një pjesë më të vogël në argëtim, shëndet, arsim etj.
Shërbimet shëndetësore
Rritja e shpejtë e çmimeve të shërbimeve të grupit “shëndeti”, pjesë e shportës së mallrave të konsumit, në rastin e Shqipërisë në krahasim me dy vendet e tjera mund të shpjegohet nga konkurrenca e ulët në këtë treg dhe nga rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve mjekësore. Pjesa më e madhe e produkteve dhe e pajisjeve mjekësore në Shqipëri janë të importuara. Depot e barnave në përgjithësi punojnë duke fituar ekskluzivitetin për disa artikuj nga firmat furnitore, gjë që çon në uljen e konkurrencës në këtë treg. Në Greqi, importet përbëjnë 95 për qind të tregut, ndërsa në Itali 70 për qind e pajisjeve mjekësore janë të importuara. Sektori publik, kryesisht spitalet publike, mbulon 70 për qind të totalit të blerjeve mjekësore në Greqi. Në Itali, spitalet publike mbulojnë rreth 75 për qind të shitjeve të pajisjeve mjekësore dhe pjesa tjetër mbulohet nga spitalet private. Të gjitha këto mund të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë se përse çmimet për këtë grup po rriten më shpejt në Greqi, sesa në Itali.
Shërbimet e arsimit
Në këtë grup përfshihen të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me arsimin në vendin tonë. Ky grup ka një peshë 0.1 për qind në shportën e të mirave të konsumit në Shqipëri. Duke krahasuar tendencat e çmimeve të këtyre shërbimeve për Shqipërinë me ato të Greqisë dhe të Italisë, BSH-ja konstaton një tendencë më të shpejtë rritëse të çmimeve në vend. Kjo gjë mund t’i atribuohet momentit të hyrjes së shkollave dhe institucioneve edukative private në këtë treg, të cilat kanë tarifa më të larta në krahasim me ato shtetërore. Në Greqi dhe në Itali shihet një rritje sezonale në muajin shtator, që është edhe fillimi i vitit akademik. Ndërkohë, në Shqipëri shihet një rritje çmimesh edhe gjatë muajit janar, që shpjegohet me fillimin e semestrit të dytë shkollor. Ecuria e çmimeve të këtij grupi në rastin e Shqipërisë, si dhe ndryshimet jo të rregullta të çmimeve gjatë viteve mund të shpjegohen me hyrjen e shërbimeve të reja dhe ndoshta edhe me boshllëqe ose mungesa në strukturat rregullatore dhe ato legjislative. Prania e këtyre të fundit mund të ndihmonte në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të këtij grupi.
BOX//////////////////////////////////
Tregu, shqiptarët konsumojnë 4 miliardë dollarë ushqime
Shifra është publikuar kohët e fundit nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në raportin e saj, "Vjetari Statistikor 2007". Konkretisht, vendi gjatë këtij viti ka importuar rreth 500 milionë dollarë ushqime, duke përfshirë dhe nënproduktet ushqimore. Ndërkohë, lidhur me konsumin, rreth 3,2 milionë shqiptarë kanë konsumuar plot 4 miliardë dollarë ushqime. "Viti 2007, ndonëse vit tejet i vështirë bujqësor për gjithë botën dhe Shqipërinë, për shkak edhe të thatësirës së tejzgjatur, në Shqipëri shënoi shtim të prodhimit bujqësor dhe për pasojë ulje çmimi për shumë produkte. Përjashto orizin, sheqerin, vajin e ndonjë produkt tjetër që nuk është prodhuar e nuk do të prodhohet kurrë në Shqipëri, shumica e produkteve të tjera kanë ulje çmimi për shkak të shtimit të prodhimit", thuhet në raport. Për sa u përket çmimeve, thuhet se shtimi i prodhimit vendas ka ulur një pjesë të çmimeve të ushqimeve. Sipas ministrisë, prodhimi shqiptar është gjithnjë e më shumë në treg, përveç mallrave të importuara. Por, gjithsesi importi i grurit mbetet në shifra të larta. Vetëm 250 mijë tonë janë prodhuar në vend, ndërsa 315 mijë tonë kanë ardhur nga jashtë. Sipas specialistëve, më shumë se 80 për qind e nevojave për perime dhe produkte të tjera bujqësore plotësohen nga fermerët shqiptarë, madje edhe me çmime më të ulëta.
1 Korrik 2008