Rinis puna në minierën e Bulqizës
Minatorët e Bulqizës i janë rikthyer punës në thellësitë e tokës pas gati 6 muajsh ndërprerje. Puna ka rinisur sot në nivelet 15 dhe 16 të minierës.
Puna në minierën e Bulqizës u ndërpre në 18 tetor të vitit të kaluar, pas shpërthimit të gazit në një prej galerive, që i mori jetën minatorit Naim Shyti dhe la të plagosur 8 të tjerë.
Pezullimi i punës u bë për shkak të ekspertimit të detajuar të minierës dhe përzgjedhjes së zonave që nuk paraqesin rrezik për jetën e minatorëve. / G. Ndoja