Suksesi i trajnereve te huaj te Kombetares ne nivelin 38.7 per qind
Shpenzimet kanë qenë të shumta, por çfarë ka qenë në anën tjetër të peshores.
Tetë vjet trajnerësh të huaj në krye të kombëtares shqiptare të futbollit kanë kushtuar diçka më shumë se 1.5 milionë euro, apo rreh 200.000 euro në vit, ndërsa zotërinjtë Dosena, Brigel, Bariç, Han e Kuzhe, e kanë drejtuar përfaqësuesen kuqezi në 82 ndeshje, me bilancin 25 fitore, 21 barazime e 36 humbje. Kjo do të thotë se suksesi është në nivelin 38.7 për qind.
Bashkë me zotërinjtë e mësipërm, drejtues kuqezinj në vitet 2000, në stolin tonë janë ulur edhe jugosllavi Ljubisha Broçiç, sovjetiku Nikolaj Lukshinov, hungarezi Miklosh Vadash dhe gjermani i lindjes, Joakim Klinger.
Të marrë të gjithë toptan, të huajt e kanë drejtuar kombëtaren në 93 ndeshje, me bilanc të përgjithshëm 32 fitore, 21 barazime e 40 humbje me një përqindje suksesi prej 41.9 për qind.
Me trajnerë shqiptarë, kuqezinjtë kanë luajtur në 163 ndeshje, në të cilat kanë arritur 27 fitore, 30 barazime dhe 106 humbje dhe me golaverazhin 114-311.
Kjo do të thotë se trajnerët me pasaportë shqiptare kanë pasur 22.7 për qind sukses.
Nuk dihet sesa është shpenzuar për të huajt e mëparshëm si Broçiç, Ljukshinov, Vadash apo Klinger.
Gjithsesi, diferenca në rezultate duket, po ashtu rritja e numrit të ndeshjeve për shkak të shtimit të miqësoreve.
Shqipëria nuk është e vetmja që ka provuar me një trajner me pasaportë ndryshe. Estonia u drejtua për gati 15 vjet nga të tillë, Turqia i ka provuar dhe i provon, po ashtu Rusia, Anglia, Greqia, Hungaria, Kina, Kameruni, Nigeria, Gana apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një botë që nuk jep dot formula, por që nuk e bazon punën tek ngjyra apo gjuha e pasaportës, rëndësi kanë vlerat. Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komunitetit të këtij sporti në Shqipëri i takon t’i japin një falenderim Bariçit me shokë, të cilët na kanë sjellë jo pak rregulla e sistem.
E thënë kjo, shpresojmë që një trajner shqiptar, Hasi apo Kola, të mos vihet nën presion dhe të lihet të punohet, për të mos krijuar situata të tjera si ajo në rastin e ikjes së Ari Hanit.