E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etleva: Transplanti jashte, shpetimi im

Prej nje periudhe 15 vjecare vuan nga mosfunksionimi i veshkave dhe cdo dy dite duhet te shkoje ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" per te kryer dializen, por e vetmja shprese per 40-vjecaren nga Tirana eshte transplanti i veshkes. Por per te kryer transplantin jashte vendit i duhen para, ose nje "OK" nga spitalet te cilet kane lidhur kontrate me Ministrine e Shendetesise. E ndersa ka gjetur dhuruesin i cili eshte babai i saj, tashme i duhet te mbledhe fonde per te perballuar vete shpenzimet e transplantim, pasi spitalet te cilet kane nje marreveshje me shtetin shqiptar i kane refuzuar transplantin e veshkes.

Historia

Ne momentin kur ka menduar se do te filloje jeten dhe do te krijonte familjen e saj, atehere kur ishte vetem 25 vjece, Etleva ka mesuar se vuan nga nje semundje e rende, nga ajo e mosfunksionimit te veshkave. Cdo plan i saj per te ardhmen eshte permbysur duke mbetur cdo dite dyerve te spitaleve, si per te kryer dializen ashtu dhe per te marre mjekimet apo kryer vizitat e nevojshme. Jeta e saj ka filluar te shkaterrohet vetem me nje pergjigje te analizave dhe nje ekografie. Ne momentin me te gezuar kur ka mesuar se do te behet nene, ka pesuar edhe tragjedine me te madhe te saj, humbjen e femijes si dhe shfaqjen e semundjes se veshkave. Qe nga ajo dite i eshte dashur te shkeputet nga bashkeshorti duke bere edhe ndarjen familjare dhe te mbetet e vetme, dyerve te spitaleve pasi duhet te luftoje me semundjen dhe tani te siguroje dokumentacionin e duhur, si dhe nje pjese te parave per te kryer transplantin. "Para pesembedhjete vjeteve kam mesuar se vuaja nga veshkat dhe se duhet te hyja ne hemodialize. Ne muajin e trete te shtatzenise humba femijen tim, dhe me pas mu desh te perballoja veshtiresite e semundjes duke shkuar nga nje spital ne tjetrin per te gjetur mundesine e shpetimit, por e vetmja mundesi deri tani ka qene berja dializes nje here ne dy dite ne spital. Jam e detyruar te rri kater ore per filtrimin e gjakut, dhe ate pune qe duhet ta benin veshkat e mia e bejne aparaturat e spitalit" thote Etleva.

Refuzimi

Me ndihmen e familjareve dhe te te afermve te saj, Etleva ka mundur qe per dy vjet te kryeje dializen ne shtetin fqinje, Greqi. Por me perfundimin e afatit te dokumentacionit i eshte dashur te rikthehet perseri ne Shqiperi, pasi nuk mund te perballonte shpenzimet. Me tu kthyer ne Tirane, Etleva ka nisur te plotesoje dokumentacionin per te shkuar perseri jashte vendit ne menyre qe te kryente transplantin, pasi donatori, babai i saj ishte i gatshem per t'i dhene njeren veshke se bijes. E ndersa u end pafundesisht dyerve te spitaleve dhe te ministrive, perseri nuk mori nje pergjigje pozitive per te kryer operacionin e "pamundur" per vendin tone. "Pergjigja e kthyer nga spitalet turke se, nuk mund te kryeni transplantin e veshkes tek une, ishte e njejte sikur te me kishin thene diten e vdekjes. Por perpjekjet e mia nuk perfunduan me kaq. U lidha me disa mjeke egjiptiane dhe nje shoqate humanitare te cilet jane duke me ndihmuar. Shpresoj qe tashme endrra ime te behet realitet, te mos kryej dialize" pohon Etleva. Pavaresisht se familja e saj do te zhytet ne borxhe, ata shpresojne vetem per kryerjen e transplantit, rikthimin e endrrave te Etleves


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›