E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i droges, Qerolli mere 6 vjet burg

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda denoi dje me 6 vjet burg kosovarin Seat Qerolli. Trupi gjykues e shpalli ate fajtor, per vepren penale "trafikimit te lendeve narkotike". I pandehuri ra ne pranga me 20 shtator te vitit te kaluar, ne Portin e Durresit me 5 kg heroine. Vete i pandehuri i ka mohuar lidhjet e tij me drogen e kapur, duke pretenduar se nuk kishte dijeni per sasine e droges, te gjetur ne automjetin e tij. Sipas akuzes behet e ditur se nga shitja e heroines, pritej te perfitoheshin rreth 70 mije euro ne tregun italian. Droga ishte fshehur ne makinen e Qerollit, i cili ndodhej me banim ne Zvicer dhe nga Durresi do te kalonte permes detit, ne vendin fqinj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›