Rinisin reshjet e dëborës, zonat e thella bllokohen sërish
TIRANE – Rinisin reshjet e dëborës në zonën verilindore dhe juglindore të vendit. Reshjet kanë nisur me intensitet të ulët, por mund të përkeqësojnë lëvizjen normale të mjeteve në akset rrugore.
KUKES
Mësohet se reshjet e dëborës, që kanë nisur më herët në zonat rurale, kanë ribllokuar sërish zonat e thella, si komunat e Arrnit, Zapodit dhe pjesërisht të Shishtavecit, të Grykë Cajës e të Kalisit. Situatë e rënduar është në komunën e Shishtavecit, ku trashësia e dëborës arrin në mbi një metër, ndërsa erërat e fuqishme dhe ngricat kanë vështirësuar ndjeshëm rihapjen e aksit rrugor që lidh fshatin me pjesën tjetër të rrethit.
Për mbajtjen nën kontroll të situatës në akset kryesore rrugore si në aksin Morine-Kukës-Tunel, Kukës-Qafë Shllak, Kukës-Daj Reç, Kukës- Krumë -Bajram Curri po hidhet kripë e skorje, ndërsa drejtuesve të mjeteve u këshillohet lëvizja me zinxhirë.
KORÇE
Rikthehen me intensitet reshjet e borës edhe në Korçë. Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin zinxhirë.
Aktualisht trashësia e borës shkon deri në 20 cm, ndërsa në zonat malore lartësia e saj shkon shumë më tepër se kaq, vecanërisht në qafat e maleve, në Dardhë, Lekas, Voskopojë dhe në Qafën e Thanës, ku rrugët që lidhin këtë qark me Maqedoninë janë bërë të vështira për qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në pjesën maqedonase, ku mjaft shqiptare që kishin shkuar ne Maqedoni kane anuluar kthimin e tyre në Shqipëri.
Rë gjitha rrugët janë të kalueshme, por me zinxhirë. E njëjta situate konstatohet edhe në qafat e maleve, si në Qafen e Thanës, në Qafën e Plloçës dhe në Qafen e Qarrit. Edhe në këto zona, kalimi është i mundshëm me zinxhirë.
(er.nu/BalkanWeb)