E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Rinovim klasës politike, për çlirimin e demokracisë

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi nisi aksionin e saj të ri politik, i cili ka në thelb kërkesat për ndryshime ligjore dhe kushtetuese.

Sipas aleancës Kuq e Zi, rinovimi i klasës politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup është një domosdoshmëri për çlirimin e demokracisë.

Aleanca konsideron të nevojshme kufizimin e mandateve për kryetarët e partive, kryeministrit, krerëve të komunave dhe Bashkive, për të mos e lënë vendin në një diktaturë moderne.

“Mandatet e përjetshme janë diktaturë moderne. Partitë politike që nga krijimi nuk i ndryshojnë kryetarët. Tirana, Prishtina, dhe Shkupi janë oligarki politike.”- nënvizon aleanca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›