E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq izolon sërish rrugë dhe komuna

Temperaturat e ulëta kanë risjellë reshjet e dëborës në disa zona të vendit duke bllokuar rrugë dhe komuna të thella. Mesohet se në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës ka arritur në mbi 20 cm, ndërkohë që pritet që situata të përkeqësohet për shkak se bora vazhdon të bjerë.

Si pasojë e dëborës së dendur rrugët nacionale Peshkopi-Kukës, Peshkopi-Librazhd, janë të pakalueshme. Ndërsa mesohet se komunat, Kalaja e Dodës, Arrës, Reç, Zhall Dardhë, Luzni, Lure, Obstren, Selishtë dhe Trebishtë janë të bllokuara për shkak të dëbores.

Ndërkaq mesohet se reshjet e dëborës kanë bllokuar edhe disa komuna të Kukësit si Kalisi, Gryka Cajës, Zapodi, Shishtaveci dhe Arrni. Në komunën e Shishtavecit trashësia e dëborës është mbi 1 metër duke sjellë edhe izolimin total të kësaj komune.

Ndërkaq në rrugët nacionale Kukës-Qafë Shllak, Kukës-Bajram Curri dhe Kukës-Tunel po hidhet kripë dhe skorje në rrugë për të evituar aksidentët për shkak të ngricave.

Edhe pjesa juglindore e vendit është mbuluar nga dëbora. Në qytetin e Korçës mesohet se situata paraqitet më problematike në rrugët drejt Voskopojës dhe Dardhës ku qarkullimi i automjetëve bëhet vetëm me zinxhirë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dëbora në vend, situatë problematike në disa rrugë dhe komuna Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e dëbores vazhdojnë të vështirësojnë...
  2. Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë...
  3. Moti i keq “paralizon” Kapshticën, komuna dhe fshatra të vendit Tiranë- Moti i keq me temperatura nën zero gradë që...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›