Serbia nuk kalon!, nisën nga Shqipëria qindra mbështetës të VV-së
TiranëMbështetës të Vetëvendosjes janë nisur mëngjesin e sotëm nga Tirana drej Kosovës për të përkrahur protestën Serbia nuk Kalon!. Ndërkaq mesohet se shumë persona të tjerë nga Vlora, Shkodra, Durrësi janë nisur drejt veriut të Kosovës për t’ju bashkuar protestës së VV-së.
Vetëvendosja do të ndërrmarrë mesditë e sotme aksion e paralajmëruar pak ditë më parë për të bllokuar dy pikat kufitare me Sebinë duke mos lejuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Që prej kohës që VV-ja paralajmërojë se do të bllokojë Merdarën dhe Dheun e Bardhë për të mos lejuar mallrat serbe të futen në vend, qeveria e Kosovës por edhe faktori ndërkombëtar u shprehen kundër kësaj nisme. Madje disa prej tyre e cilësuan protestën e sotme kthim pas të vendit apo edhe 21 janarin e Kosovës.
Nga ana e tij Albin Kurti, kreu i VV-së, ka deklaruar se ai nuk do të bllokojë lëvizjen e njerëzve por të mallrave, në shenje proteste për moszbatimin e ligjit nga qeveria e Kosovës për reciprocitet mes dy vendeve. Pasi sipas tij mallrat e Kosovës nuk lejohen në Serbi, ndaj Kosova s’duhet të lejojë mallrat serbe të futen në territorin e saj.
Ai shton se policia nuk do të ketë arsye të përdorë forcën pasi do të jenë 200 vëzhgues të VV-së që do të menaxhojnë situatën që protesta të jetë mëse paqësore.
Por nga ana e saj policia e Kosovës ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe qetësinë, ndërkaq dje deklaroi se sdo të lejojë askënd që të prishë rendin dhe të shkele ligjin në Kosovë.
Shkrime të tjera me interes:
- Çështja e Kosovës, Serbia bisedime me SHBA-të Serbia po zhvillon bisedime intensive me Gjermaninë dhe me SHBA-të,...
- Veriu i Kosoves, Stefanoviq: Atje ka popull serb, duan të qeverisen nga Serbia Për gjetjen e një kompromisi rreth lëvizjes së mallrave dhe...
- Qindra zyrtarë kosovarë nën hetim për korrupsion Qindra zyrtarë në Kosovë janë nën hetim për dyshime në...