E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin sulmet kundër Libisë

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 21:42

Pesë shtetet e koalicionit ndërkombëtar kanë nisur në orët mbrëmjes një sulm të ri kundër trupave libiane, ndërsa në Tropili po dëgjohet zëri i topave kundërajror të Moamer Gadafit, raportojnë mediat e huaja.

Sipas këtyre medieve, pritet që sulmet ajrore të vazhdojnë deri nesër në mëngjes.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se 3800 refugjatë nga Libia kanë kaluar kufirin me Egjiptin.

Ndërkohë, i biri i liderit libian Al Saif ka thënë se babai i tij nuk e ka ndërmend të largohet nga pushteti.

“E gjithë Libia është bashkuar kundër sulmeve të perëndimit. Ne vetëm dëshirojmë t’iu ndihmojmë njerëzve në Bengazi, të cilët jetojnë në kushte të vështira, pasi që militantët vazhdimisht i maltretojnë”, ka thënë ai.

Por, një burim i lartë nga ushtria amerikane ka thënë se SHBA-të duhet të kryejnë bombardime shtesë në Libi. Sipas tij, amerikanët po bëjnë gjithçka që është e mundshme që ditëve të ardhshme t’ua lënë operacionet në Libi vendeve tjera të koalicionit.

Koalicioni ndërkombëtar përbëhet nga SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Kanadaja.

Gadafi: Vendet bombarduese janë “terroriste”

Lideri i Libisë, Moamer Gadafi, i ka quajtur shtetet që kanë marrë pjesë në bombardimin e vendit të tij si “terroriste”.

Deklarata e Gadafit vjen një ditë pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nisën bombardimin pas miratimit të rezolutës së OKB që përcaktonte Libinë zonë ndalim-fluturimi.

“I keni dëshmuar botës se nuk jeni të civilizuar, dhe se jeni terroristë - po sulmoni kafshërisht një vend të sigurt që nuk ka bërë asgjë kundër jush”, ka thënë Gadafi.

“Zotohemi për luftë të gjatë dhe pa limite”, ka thënë Gedafi në një lidhje telefonike me televizionin shtetëror të Libisë.

Ai është shprehur se forcat perëndimore nuk kishin të drejtë të sulmonin vendin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›