E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët në Frankofoni

Fëmijë nga e gjithë Kosova i janë bashkuar të shtunën Javës së Frankofonisë. Në Teatrin Kombëtar, në aktivitetin “Linguistique - Spectacle des etablissments scolaries”, ata kanë recituar dhe kënduar. Të premten mbrëma, ndërkaq, adhuruesit e muzikës reggae kanë pasur rastin të marrin pjesë në një koncert fantastik të Grupit “Junior Tasha”. Nga Albana S. Muja më 20 mars 2011 në ora 12:45

Rreth katërqind nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga e gjithë vendi i janë bashkuar Javës së Frankofonisë që po zhvillohet në Prishtinë.

Ata kanë recituar, kënduar...

Në aktivitetin “Linguistique - Spectacle des etablissments scolaries” ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Francës në Prishtinë, Jean Francois Fitou , i cili u shfaq i kënaqur me performacën e fëmijëve.

“Ju faleminderit që keni ardhur në numër kaq të madh, këtu në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, tha Fitou.

Madje, Ambasadori i falënderoi fëmijët edhe për zhurmën që bënin.

E, më së shumti, ai shfaqi respekt për prindërit që vazhdojnë t’i inkurajojnë fëmijët për të mësuar gjuhën frënge.

“I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, profesorët e frëngjishtes, nxënësit e më së shumti prindërve”.

Më pas, e gjitha salla u është lënë fëmijëve.
Disa kanë recituar, të tjerë kanë kënduar, por ka pasur edhe pantomime.
Një ditë më parë, të premten mbrëma, në kuadër të Javës së Frankofonisë është mbajtur koncerti i muzikës reggae me grupin “Junior Tasha”.

Grupi është shoqëruar nga Julien Jean Jaquet, bateristit kosovar Nesim Maxhuni dhe Junior Tshaka, muzikantët nga Zvicra, i cili është laureat i “European Reggae Contest 2009”.
Zvicerani ka luajtur me gjallëri reggae akustike me ndikime nga më të ndryshmet.
Duke shoqëruar tekste frymëzuese, muzika e tij shfaqet si përzierje ngashënjyese në mes të stilit reggae dhe atij shansoneve franceze.

Ndryshe, Festa e Frankofonisë do të vazhdojë me aktivitet të tjera si shfaqja e filmave në Kinemanë ABC.

Me datë 22 në Bibliotekën Kombëtare do të ketë konferencë dhe debat, ndërsa me 24 mars do të ketë përmbyllej të Festës së Frankofonisë me koncertin e "Trio Elsbasan", të cilët luajnë muzikë jazz.
Koncerti do të mbahet në Sheshin 21.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›