E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin transplantet ne QSUT

Brenda vitit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të rinisin transplantet, fillimisht me veshkat dhe më pas me organet e tjera.
Pas ndërprerjes gati një vjeçare të tyre, kohë kur u realizua dhe transplanti i dytë, kjo do të mundësohet falë bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Transplanteve në Itali, e cila do të ndihmojë për vënien në zbatim të ligjit të miratuar korrikun e vitit të shkuar në parlament, duke mundësuar krijimin e një rrjeti kombëtar transplantosh.

Ligji për transplantin e indeve, qelizave dhe organeve, sipas ekspertëve të shëndetësisë pasqyron eksperiencën më të mire evropiane dhe mbështet krijimin e instrumentave përkatëse për realizimin e transplantove, gjë që do të bëhet e mundur nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›