Rinivohet ‘Shën Pjetri’
Sheshi i Shën Pjetrit, në Vatikan, do të rikonstruohet plotësisht, duke filluar nga ditët në vazhdim, njoftoi të premten gazeta ditore e papatit ‘Oservatore Romano’.
Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 12:12
Sipas gazetës, rikonstruimi i sheshit më të famshëm krishterë në botë do të duhej të zgjaste 30 muaj.
Sipas ‘Oservatore Romano’, ky rikonstruim do të përfshijë 376 shtyllat e Kolonadave të Bernini’t, të cilat e rrethojnë sheshin gjigant, por edhe rikonstruimin dhe sanimin e statujave të 14 të shenjtorëve, dhe të 1,200 metrave gjatësi të ballkonit, si dhe të fontanës së Clementinit dhe të Gregoraianit.
Gjithashtu, do të rinovohet edhe Obelisku Egjiptian, i cili ndodhet në qendër të sheshit, e cili aty është vendosur që në vitin 1586.
Sipas gazetës ‘Oservatorio Romano’, gjithë rinovimin e Sheshit të Shën e kanë mundësuar “sponsorët zemërgjerë”, ndonëse nuk përmendet emri i asnjërit prej tyre.