E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza në Prishtinë

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 11:12

Aktorja e njohur shqiptaro-amerikane Eliza Dushku ka ardhur në Prishtinë. Aktorja, e cila për një javë qëndroi në Shqipëri ka ardhur në Prishtinë me ekipin e saj të filmit dokumentar, përderisa është duke punuar në realizimin e një dokumentari për bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ajo në Prishtinë ka ardhur bashkë me të dashurin e saj Rick Fox, fotografin shqiptar Fadil Berisha, ndërkaq është vendosur në hotelin Victory, ka shkruar sot gazeta Koha Ditore.

Prishtina do të jetë pika e fundit e agjendës së saj, pasi aktorja vizitoj qytetin e Korçës, që është vendlindja e gjyshërve të saj, ndërkaq ka vizituar edhe disa qytete shqiptare të Maqedonisë.

Pas kësaj aktorja është parë në lokalin “Duplex” në Prishtinë. Dushku edhe me herët kishte vizituar Prishtinën. Ajo kishte premtuar që në atë kohë se do të bënte realizimin e ndonjë filmi për Shqipërinë dhe Kosovën dhe këtë po e bën momentalisht, pasi që është duke realizuar një dokumentar për këto dy vende.

“Mendoj se filmi për të cilin kemi folur, ka ndodhur diçka dhe nuk ka asgjë për t’u raportuar ende”, ka thënë Dushku, derisa është fokusuar më shumë te dokumentari që do të realizojë në bashkëpunim me një produksion të njohura amerikane.

“Fillimisht do të realizojmë dokumentarin, sepse dëshirojmë t’ia tregojmë botës eksperiencën tonë në Shqipëri. Jemi duke punuar me një nga kompanitë më të mëdha në ShBA dhe do t’ua tregojmë njerëzve Shqipërinë”, ka thënë Dushku.

“Ka njerëz që duan të dinë për Shqipërinë dhe unë dua të jem zëri i shqiptarëve”.

Pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare, Dushku ka thënë se ende është duke udhëtuar me pasaportën e saj amerikane, sepse ende nuk e ka marrë pasaportën e Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›