‘Evropianët’ më të vjetër
Në shpellën Buran-Kaya, në Ukrainë, arkeologët kanë zbuluar eshtrat, dhëmbët, armët, zbukurimet nga fildishi dhe mbetjet e kafshëve, përfshirë këtu edhe shenja të vjetra 32,000 vjet, të cilat aludojnë në atë se eshtrat ishin pastruar nga mishi – si pjesë e ritualeve postmortore.
Në bazë të gjësendeve të gjetura arkeologët këtë popullatë të vjetër e lidhën me kulturën e gravetinëve (të quajtur kështu sipas vendit La Gravet, në Francë, ku edhe u zbuluan gjurmët e tyre për herë të parë). Pozita e shenjave, të cilat figuronin në mbetjet e njerëzve dallon nga shenjat e prerjeve në eshtrat e kafshëve, gjë që i shtyri arkeologët të përfundojnë se mishin i njerëzve ishte hequr nga eshtrat gjatë ritualit të pastrimit, e jo që hahej.
Prandaj, ky zbulim është vlerësuar si pjesë e kulturës gravetine, e cila thuhet se i definon njerëzit modern. Gjithashtu, ky zbulim iu jep peshë edhe tezave sipas të cilave njerëzit modern janë përhapur në Evropë nga luginat ruse, e jo nga Lindja e Afërt nëpërmjet Ballkanit.