“Rinumërim publik për një sërë kutish”
13/07/2009 Socialistët shtojnë ankimimet për procesin zgjedhor në KQZ
Imeraj: Rezultati i manipuluar, transparencë përpara popullit
Partia Socialiste përvijon qëndrimin e saj mbi procesin zgjedhor, kërkon rinumërimin e një sërë kutish votimi në qarqet Shkodër, Berat, Tiranë. Kështu, pas marrjes në konsideratë nga Komisioni Qendror Zgjedhor e kërkesës së kësaj partie për hapjen e disa kutive votimit për Qarkun e Fierit, tashmë socialistët shkojnë më tej, duke synuar të njëjtin veprim edhe për disa qarqe të tjera. Madje, në këtë rast selia rozë shprehet e prerë se nuk do të ketë asnjë kompromis veç plotësimit të kërkesës së saj. “Duam me çdo kusht mandatin e 9-të në Fier, duam pa asnjë kompromis rinumërimin publik të një sërë kutish në Berat, Shkodër, Tiranë dhe gjetkë, ku rezultati është deformuar me mekanizma të paligjshëm”, - u shpreh zëdhënësja e shtypit pranë PS-së, Armela Imeraj. Sipas saj, rezultati i deritanishëm mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit është krejtësisht i manipuluar. “Askujt të mos i shkojë ndër mend se ky proces i manipuluar do të mbetet pa zbardhur, qoftë deri në nxjerrjen e rezultatit dhe qoftë pas nxjerrjes së rezultatit, kur ne do kërkojmë hetimin e plotë të dokumentacionit zgjedhor në një sërë gropash të zeza të 28 qershorit dhe nuk do të gjejmë paqe pa u ndëshkuar kushdo që ka shkelur ligjin dhe ka cenuar barazinë në zgjedhje”, - vuri në dukje Imeraj. Madje, po në këtë linjë zëdhënësja për shtyp e selisë rozë deklaroi qartë qëndrimin e kësaj partie, duke nënvizuar se “vetëm transparenca para popullit sovran e shpëton parlamentin e ardhshëm nga mungesa e opozitës, e cila, po u shkel në të drejtat e saj kushtetuese e ligjore mbi procesin zgjedhor, nuk do ta njohë parlamentin dhe do të ndjekë rrugën e protestave popullore për shpëtimin e demokracisë”. Nga ana tjetër nuk mungoi dhe mesazhi i kësaj partie për opinionin e gjerë publik, sidomos për atë pjesë të tij që ka votuar për PS-së. “Falënderojmë me gjithë zemër të gjithë ata mijëra votues që na mbështesin çdo ditë duke komunikuar direkt me ne. I nxitim të gjithë votuesit tanë të 28 qershorit të ndjekin nga afër maskaradën e KQZ-së për të parë orvatjen e dënueshme të Sali Berishës kundër PS-së”, - u shpreh Imeraj gjatë fjalës së saj. Njëkohësisht, ajo siguroi se “Partia Socialiste do t’i shkojë deri në fund transparencës së procesit zgjedhor”.