E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinumërimi, Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për "Lezhën"

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin që të pranojë kërkesën e Partisë Socialiste sa i takon rinumërimit të votave për qarkun e Lezhës.

Nënsekretari për Çështjet Ligjore në PS, Koli Bele pas marrjes së vendimit nga ana e Kolegjit, deklaroi se, vendimi e cilëson mbledhjen e KQZ-së të pavlefshme.

“Mbledhje e KQZ-së për rinumërimin e votave është cilësuar e pavlefshme. E ka futur procesin në qorrsokak, KQZ nuk kishte tagër për një vendim të tillë”, tha Bele.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Oert Bylykbashi tha se vendimi i Kolegjit minon procesin zgjedhor. “Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka krijuar një handikap. Është një vjedhje e hapur nga PS me rreth 1200 vota, një mandat i vjedhur PD-së. Asnjë vendim nuk mund të errësojë atë vjedhje që doli në dritë të diellit”, tha Bylykbashi.

Nëse Kolegji Zgjedhor pritet të marrë një vendim për ankimimin e Partisë Republikane për qarkun e Shkodrës. Në këtë moment po hidhet shorti për përcaktimin e gjyqtarëve që do ta shqyrtojnë çështjen./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›