Rinvest, shqetësim për joqëndrueshmërinë financiare
Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 12:38
Instituti Rinvest në Prishtinë ka shprehur shqetësimin lidhur me joqëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën ekonomike të Kosovës, pas deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për ridizajnimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Nëpërmjet një komunikate për media, Riinvesti thotë se humbja e asistencës financiare për vitin 2011, do të krijojë nevojën e financimit të deficitit nga bilanci bankar i mbledhur nëpër vite, duke e bërë kështu Kosovën vend jolikuid në përmbushjen e obligimeve financiare në periudhën afatmesme.
Instituti Riinvest kërkon nga institucionet shtetërore që t’i shqyrtojnë problemet e krijuara dhe mbi këtë bazë ta ndërtojnë një konsensus.