E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen hajnat e shtyllave të tensionit të lartë

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 13:41

Policia e Kosovës ka parandaluar dje vjedhjen e konstruksioneve metalike të disa shtyllave të linjave elektrike të tensionit të lartë. Me këtë rast, policia ka arrestuar dy persona në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Shkabaj, tek të cilët janë gjetur mbi 70 profile metalike të shtyllave si dhe 148 bulona.

Po ashtu pas kontrollimit nga SHPK në shtëpitë e tyre janë gjetur edhe materiale të tjera si kabllo dhe kuadro optik të vjedhura në raste të tjera në shtyllat e tensionit të lartë të energjisë elektrike. “Materialet e konfiskuara i janë kthyer KOSTT-it dhe ekipet e KOSTT kanë filluar menjëherë me montimin dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara”, thuhet në një njoftim të KOSTT-it.

Personat e arrestuar janë G. Preniqi (1986) dhe A. Hoxha (1991).

Personat e involvuar në këtë rast, kanë rrezikuar seriozisht rrëzimin e shtyllave elektrike dhe me këtë edhe furnizimin e qytetarëve me energji elektrike, thekson Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) në komunikatën shpërndarë medieve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›