E Diel, 1 Nëntor 2026

Rio policia zapton qytezen e barrakave

Policia ne Rio de Zhaneiro ka marre nen kontroll te plote lagjen problematike Vila Kruzeiron e njohur ndryshe si qyteza e barrakave.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale sipas te cilave operacioni i forcave te sigurise per te frenuar dhunen e bandave te droges po vazhdon.

Forcat e sigurise hyne me autoblinda te cilat transportonin police te armatosur ne Vila Kruzeiro qe ndodhet ne veri te qytetit.

Ofensiva vjen pas 5 ditesh perleshje mes narkotrafikanteve dhe forcave te rendit te cilat kane shkaktuar vdekjen e te pakten 30 personave.

Per tiu kunderpergjigjur policise trafikantet kishin ngritur barrikada kishin djegur automjete dhe qelluar me arme zjarri.

Autoritetet braziliane kane deklaruar se lordet e narkotrafikut jane strehuar ne Vila Kruzeiro pasi ishin perzene nga lagje te tjera analoge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›