India perkujton sulmet e Mumbait

India perkujton sot 2-vjetorin e sulmeve te armatosura te kryera njekohesisht ne qytetet perendimore te Mumbait ku humben jeten 166 persona.
Komandot ushtarake marshuan ne rruget ne jug te Mumbait dhe ministri i Brendshem Palaniappan Chidambaram vendosi nje kurore me lule ne nje memorial kushtuar policise.
Nderkohe kryeministri Manmohan Singh ka premtuar se do te dyfishoje perpjekjet per te cuar pergatitesit e sulmit te pergjakshem perpara drejtesise.
Qytetaret pritet gjithashtu ta perkujtojne diten me lutje dhe marshime paqesore.
Sulmi i terroristeve qe zgjati plot 60 ore shenjestroi hotele luksoze stacionin kryesor hekurudhor dhe qendren kulturore te hebrejve.