E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riorganizimi europian

Catherine Ashton do të propozojë emërimin e një emisari të ri të BE’së në Kosovë. Më së shumti gjasa për këtë post ka austriaku Stefan Lehne. Por ai nuk do të jetë edhe Shef i ICO’së, si Pieter Feith. Në Bruksel po diskutohet që të gjitha strukturat evropiane të futen nën një kulm – Zyrën e BE’së në Kosovë. Nga Bekim Greiçevci më 21 mars 2011 në ora 10:01

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton së shpejti do të përcaktohet për emisarin e ri në Kosovë si dhe formatin e ri të pranisë evropiane në vendin tonë.

Debati mes diplomatëve të shteteve anëtare të BE’së nuk ka përfunduar ende rreth modelit të ri të pranisë së BE’së në Kosovë që duhet të jetë në përputhje me Traktatin e Lisbonës dhe Shërbimin e Jashtëm Europian, kanë thënë burime të gazetës Express.

Në Bruksel ende nuk ka marrëveshje se si do të quhet prania e riorganizuar e BE’së që do të përfshijë nën një kulm Zyrën Ndërlidhës të Komisionit Europian, EULEX’in dhe çdo strukturë tjetër të Bashkimit Europian.

Të gjitha këto do të kenë shef Përfaqësuesin e ri të BE’së, i cili do të emërohet në vend të Pieter Feith’it. Diplomatit holandez, i cili njëkohësisht është edhe shef i ICO’së, mandati si Përfaqësues Special i BE’së (EUSR) i përfundon më 30 prill.

Debati në Bruksel mund të përfundojë me marrëveshjen që prania e riorganizuar të quhet Zyra e BE’së në Kosovë, e jo Delegacioni i BE’së, siç quhet, në vendet të cilat njihen nga 27 shtete anëtare.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›