Dulla, “Ambasador i paqes”

Eurodeputet i të rinjve të Kosovës në Këshillin e lartë të Rinisë së Bashkimit Evropian z. Avdullah Hasani, njëherit dhe Kryetar i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës i është dhënë titulli “Ambasador i Paqes”.
Këtë titull ia ka dhënë gjatë një ceremonia teksa po qëndronte në Republikën e Kosovës presidenti i Federatës Universale të Paqes Dr. Yong Cheol Song.
UPF (Federata për Paqe Universale) është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i kushtohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.
Organizata është themeluar në New York, në vitin 2005, nga Reverend Dr.Sun Myung Moon.
Avdullah Hasani ,është student i Fakultetit të Shkencave Politike dhe të Fakultetit Juridik.
Është aktivistë i të drejtave të njeriut dhe merret me aktivitet e shoqërisë civile.
Ka qenë iniciator për themelimin e Kuvendit të Rinjve të Kosovës dhe i angazhuar në shumë institucione apo projekte ndërkombëtare për të rinjtë.
Por, shpeshherë është kritikuar nga vet Parlamenti i të rinjve të Kosovës, madje njëherë edhe ishte kërkuar dorëheqja e tij, përderisa disa vite më parë policia e kishte zënë me dy alltia, njëra e vërtetë, tjetra lodër ne makinën e tij.