E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riorganizimi i Partisë Demokratike, një proces i pandërprerë

22-03-2013 / Nga Sejdi Peka

Partia Demokratike ka filluar me një intensitet të dukshëm përgatitjen për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qeshorit. Kryetari i Partisë Demokratike Z.Sali Berisha po ndjek nga afër me vëmendje të jashtëzakonshme këtë proces vendimtarë për një fitore spektakolare të partisë së tij në zgjedhjet që po afrojnë. Eksperienca ka treguar se aty ku seksioni i PD ka qenë i fuqishëm dhe i mirë organizuar edhe rezultatet në votimet kanë qenë absolutisht shumë të mira. E veçanta e këtyre zgjedhjeve krahasuar me zgjedhjet e kaluara në Tiranë është se janë shtuar dukshëm numri i QV-ve. Praktikisht në njësinë Bashkiake nr.6 kanë qenë 54 QV në zgjedhjet e kaluara, ndërkohë sot do të rritet numri i tyre në 84. Bazuar në statutin e Partisë Demokratike, për të mbuluar çdo qendër votimi e bën të domosdoshëm rritjen e numrit të seksioneve të PD. Për këtë qëllim janë angazhuar njerëzit më me eksperiencë dhe të përkushtuar për një fitore spektakolare të Partisë Demokratike në këto zgjedhje vendimtare për ta bërë realitet bashkimin e Shqipërisë në familjen europiane. Rritja demografike e popullsisë në Tiranë krahasuar me zgjedhjet mëparshme,ka bërë të domosdoshme edhe rritjen e anëtarëve të PD. Kjo forcë politike shquhet se ka qenë gjithnjë dhe vazhdimisht në kërkim të elektoratit të sajë si një komponent shumë i rëndësishëm për fitore. Shtimi i seksioneve te PD do të bëjë të mundur edhe shtimin e anëtarëve të rinj të PD sidomos me njerëz të rinj që vinë sidomos nga rinia.
Në këtë kontekst po bëhet një punë e madhe edhe për vetë kohën e shkurtër deri në zgjedhje. Ndryshimi në rritje i popullsisë në Tiranë ka shtuar punën e seksioneve dhe aktivistëve të PD për njohjen e elektoratit të tyre. Fakti është se në këtë lëvizje demografike drejt Tiranës kanë ardhur nga rrethet e ndryshme të vendit qindra aktivistë dhe qëndrestarë në vite të PD,nismëtarë të formimit të kësaj force politike. Shihet një tedencë shumë e dëmshme nga disa NDegë në Tiranë se nga frika e këtyre prurjeve të reja në strukturat,në një farë mënyre “do të eklipsojë”punën e tyre. Dhe me të vërtetë nuk mundet të justifikohet fakti se shumë kryetarë dhe sekretarë seksionesh me mënyra nepotike të ndërtimit të seksioneve fiktive dhe familjaritetit janë bërë “bozë”si i thonë fjalës duke qenë në krye të seksioneve dhe strukturave për një kohë të gjatë dhe në kundërshtim flagrant me statutin e PD. Sigurisht ky është një problem themelorë që duhet korrigjuar sa më parë. Aktivistët e PD, ish-qëndrestarët dhe nismëtar e PD nuk thirren dhe aq më pak të respektohen. Sigurisht është edhe gabimi i këtyre qendrestarëve duke menduar për hatërmbetje. Ajo është partia e tyre,e kontributit shumëvjeçarë dhe e përkushtimit maksimal në fitoret plebishitare dhe kur Partia Demokratike ishte e planifikuar që të mos ekzistonte më nga hordhitë bolshevike enveriste të revolucionit Leninist të vitit 97, bandat e ish sigurimit komunist që i vunë zjarrin Shqipërisë. Vrasja e dhjetëra aktivistëve dhe qëndrestarëve të PD, pothuaj të gjithë nga shtresa e ish të përndjekurve politik të Shqipërisë nuk duhet harruar. Duhet menduar se antikorpet e mbrojtjes së Demokracisë në Shqipëri janë ish të përndjekurit politik,janë formacioni më vital i kësaj force politike. Neglizhenca në këtë drejtim duke menduar se “këta nuk kanë ku të shkojnë,votën tek ne do e hedhin “është mjaft i gabuar. E vërteta është se shumica e atyre që vuajtën torturat më mizore nga regjimi komunist,me qindra e mijëra të vrarë që varret nuk u gjendën kanë vdekur dhe po vdesin përditë, por janë fëmijët dhe nipat e tyre që kujtojnë ato kohë të inkuizicionit komunist që i shikonin baballarët e njerëzit e tyre vetëm përmes hekurave, të sfilitur dhe të uritur për “fajin” që kishin bërë se kërkonin demokraci dhe Shqipërinë në Europë”. Ata u sakrifikuan në emër të lirisë dhe kjo nuk duhet harruar. Dhe janë pikërisht kjo shtresë e popullit shqiptarë duhet ta themi hapur, se shikon tek Partia Socialiste dhe Edi Rama persekutorët e baballarëve dhe njerëzve të tyre, për sa kohë që kjo forcë politike që ka ndryshuar vetëm emrin nga Partia Komuniste nuk distancohet nga e kaluara e sajë kriminale kundër popullit. Kohë më parë pranë Degëve të PD në Rrethe,kanë qenë formuar departamentet e ish të përndjekurve politikë. Por më vonë nuk funksionuan. Ideja se ish të përndjekurit politik të Shqipërisë  janë ndarë dhe përçarë është krejt e pavërtetë. Në kohën që jetojmë nuk është e vështirë që një parti fantazmë politike si Bamirit apo edhe Kreshnikut shpirt vogël, të grumbullojë 10-15 njerëz në një sallë që identifikohen si ish-të përndjekur politikë dhe të flasin në emër të tyre. Mercenarët janë një kategori e tillë njerëzish kryesisht të mashtruar dhe të paguar. Por janë qindra dhe mijëra, 30% e të gjithë popullit shqiptarë të përndjekur, të burgosur dhe internuar  nga regjimi komunist që nuk e harrojnë të keqën e madhe. Dëshiroj të ndalëm pikërisht këtu, se neglizhenca ndaj kësaj shtrese politike të popullit shqiptarë është me pasoja të pallogaritshme. Ata me të vërtetë kurrë nuk e votojnë Partinë Socialiste,por abstenimi i tyre është fatalizëm për fatet e demokracisë. E papranueshme është edhe vendosja e një drejtori në Bashkinë e Tiranë në një sektor të rëndësishëm të një ish Kryetari të Komitetit Ekzekutiv të një rrethi  në kohën e regjimit komunist që ka internuar dhe dëbuar dhjetëra familje të pafajshme. Edhe në institucione të tjera janë ulur këmbë kryq kriminelë të diktaturës. Këto fakte e nervozojnë mjaft elektoratin e PD në përgjithësi dhe ish-të përndjekurit politik që shumica e tyre janë anëtarë të PD. Nuk mundet që akoma në ShISH. Ministrinë e Brendshme akoma të shërbejnë kriminelë të diktaturës,kryetarë të Degëve dhe ish operativ të sigurimit komunist. Si këta,ka dhjetëra shembuj të tjerë që kanë zënë vend në administratën shtetërore,kriminelë që tani kanë hedhur mbi supe lëkurën e qingjit. Në Ministrinë e Energjetikës, mban funksionin e një drejtori të rëndësishëm një ish hetues i Degës P.Brendshme Lushnjë. Ky bastard, gjatë kohës që ishte hetues në Lushnjë, thërriste për çdo ditë në hetuesi një grua të mjerë e internuar në kampin e internimit në Gradishtë të Lushnjë që burrin ja kishin arrestuar dhe kërkonin ta dënonin se “gjoja paska patur qëllim të helmonte ujësjellësin e Lushnjes”. Presionet ishin të jashtëzakonshme për gruan e mjerë dhe këtë fakt e kishin të ditur të gjithë bashkëvuajtësit e saj në Lushnjë që u vinte keq për një sajesë të tillë. Se si kanë rrjedhur presionet kundër gruas që kishte një bukuri të rrallë këtë mundet ta ketë konservuar në ndërgjegjen e tij të përgjakur ky hetues kriminel. Por gruaja e mjerë që nuk mundet të dëshmonte një gjë të pavertetë kundër bashkëshortit të saj, një ditë u gdhi e vetëvarur në litar në kasollen e saj plot lagështi. E solla këtë fakt se Partia Demokratike duhet të insistojë për hapjen e dosjeve të ish sigurimit komunist, Jemi vendi i vetëm në Europën ish-komuniste që nuk kemi implementuar “ligjin e lustracionit” si kushti themelor për funksionimin e demokracisë. Nuk mundet që Partia Demokratike në presionin e të majtës ish komuniste t’i largohet kësaj reforme të rëndësishme për funksionimin e demokracisë. Nuk mundet gjithashtu që në kushtet e një nepotizmi të vendosë në listat e kandidatëve për deputetë njerëz që kanë bashkëpunuar me ish-sigurimin komunist dhe të organeve të tjera vendimmarrëse për dënimin dhe persekutimin e njerëzve që aspironin për demokraci.
Një gabim tjetër i disa drejtuesve të strukturave të PD Tiranën se ata duke rëndur pas posteve në institucione të ndryshme kanë harruar bazën e PD. Aktivistët e PD nuk kanë patur mundësinë që të bëjnë prezente shqetësimin e tyre për një qeverisje më të mirë apo qoftë edhe për hallet e tyre personale. Seksionet e PD nuk janë mbledhur për të mos thënë se nuk janë mbledhur fare. I vetmi telefon i hapur  24 orë është ai i Kryeministrit. Mjaftë është për t’u çuditur për energjine e këtij njeriu të pamposhtur që të gjithëve, absolutisht të gjithëve u kthen përgjigje për zgjidhjen e problemeve. Fakti tjetër është se shumë drejtor të institucioneve nuk të presin ose të presin “me këmbët e para”. “Nuk bëj luftë klasash dhe nuk jam zyrë punësimi”, se ku i kanë huazuar këto shprehje duke harruar që karrikja e tyre është kontributi i këtyre aktivistëve dhe elektoratit të PD. Aq më keq po të kuptojnë se je “i sëmuri lebroz” si ish-i përndjekur politik. Me këtë rast përgjigja është se “Drejtori është në mbledhje”.Një problem tjetër që duhet zgjidhur është problem i legalizimeve. Si mundet të shpjegohet rasti i dhjetëra njerëzve që janë kualifikuar për legalizim me vendim të KM dhe u ka shkaur emri për të paguar faturën financiare,kurë shkojnë në zyrat përkatëse marrin përgjigje negative, “nuk legalizohet ndërtesa jote”. Ka mundësi që legalizimet janë thembra e Akilit e fitores së Partisë Demokratike por nga ana tjetër nuk mundet të pranohet që për papërgjegjësinë e disa zyrtarëve të sabotohet ky proces dhe të kthehet në boomerang për PD.
Këto janë vogëlsira që mendoj duhet të koorrigjohet dhe Partia Demokratike ka kapacitetet ti korrigjojë në kohën e duhur. Kjo forcë politike pa asnjë superlativë që e meriton në të vërtetë, shkon me një bilanc të jashtëzakonshëm përpara shqiptarëve dhe t’ju kërkojë votë për premtimet e realizuara dhe ato që do të bëjë në mandatin e tretë qeverisës. Nuk ka asnjë shans që Amerika dhe Europa të pranojnë që Shqipërinë në Europë mundet ta inkuadrojë ish-Partia Komuniste e Shqipërisë që vetëm emrin ka ndryshuar. Qeveria Berisha me një angazhim maksimal dhe të kualifikuar,ja doli që të shmangë krizën globale dhe rajonale duke ruajtur parametra të një ekonomie të qëndrueshme. Aktivistët e PD janë ballë hapur se kanë çfarë të thonë dhe të bisedojnë me njerëzit shtëpi në shtëpi që janë të mirëpritur. Partia Socialiste është në krizën më të rëndë të identitetit të sajë pa asnjë alternativë dhe program qeverisës. Në këtë realitet,është shumë e sigurtë fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit. Me shumë pak fjalë në epilogun e këtij opinioni modest, se për secilin shqiptarë është e turpshme dhe e marrë njëkohësisht që Edi Rama, një psikopat i afirmuar me të meta të theksuara të karakterit dhe megalomanisë, një njeri kundër familjes,të shikojë ëndrra se mundet të bëhet kryeministër,njeriu që mundet të ketë në dorë një jetë më të mirë për shqiptarët.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›