Riparime në n/stac. Dinamo, pa drita një pjesë e Tiranës

Shkak është bërë një defekt në nënstacionin Dinamo, ku sipas kompanisë CEZ Shpërndarje, është djegur një transformator.
Gjatë ditës së sotme pritet që të instalohet një transformator i ri, 10 MVA. Për këtë arsye, nga ora 09:00 deri më 13:00 do të ketë ndërprerje të energjisë për: zona afër shinat e trenit, rr. “Jordan Misja”, një pjesë e rrugës “Siri Kodra”, Kodër Institute, lagjet 2,3 dhe 5 në Bathore, zona pranë ish-Josif Pashko, Babrru, Paskuqan, komuna Zall Herr dhe zona e Kodrës së Kuqe.
CEZ bën me dije se instalimi i transformatorit 10 MVA do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji për banorët e këtyre zonave. /Start/
2012-02-04 08:32