E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Helsinki”: Shteti nuk është interesuar për romët

Megjithëse thuhet se ka pasur miliona dollarë donacione për këtë komunitet, gjendja e tyre mbetet thuajse e njëjtë.

“Të vetmit që nuk reagojnë janë strukturat e shtetit, të cilat kanë dhe përgjegjësinë direket në këtë drejtim ashtu siç kanë marrë përsipër edhe në strategjinë e hartuar e miratuar për këtë qëllim. Deri tani nuk jemi njohur me asnjë veprim konkret për strehimin e komunitetit rom në ambiente të përshtatshme. Edhe premtimi i Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për sistemimin e tyre në një godinë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes duket se ka rënë preh e burokracisë, e cila nuk po tregon ndjeshmërinë e duhur për një çështje kaq urgjente”, thekson në reagimin e vet KShH-ja. 

Ky Komitet i bën thirrje institucioneve shtetërore përkatëse që me urgjencë të marrin masa për strehimin e komuniteteve Rome, duke e zgjidhur problemin e tyre në mënyrë përfundimtare. “Lënia e tyre në kushtet aktuale përbën trajtim ç’njerëzor, degradues dhe diskriminues, domethënë një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, vijon. /Start/

                                                                                             2012-02-04 08:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›