E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ripërcaktohet numri i punonjësve në administratë

Qeveria ka përcaktuar me vendim numrin e përgjithshëm të punonjësve buxhetorë që do të punojnë gjatë këtij viti në administratë. Numri i punonjësve buxhetorë në vitin 2008, për ministritë dhe institucionet qendrore, do të jetë 105 134 veta. Gjatë vitit 2007 pati lëvizje të ndjeshme në administratë ku pati shkurtime të mëdha. Aktualisht, administrata shtetërore ka rënë në qetësi për nga ana e shkarkimeve. Ministria e Brendshme pati numrin më të madh të shkurtimeve me 2 096 punonjës të saj gjatë vitit 2007. Në lëvizjet e përgjithshme disa institucione rritën numrin e punonjësve të tyre, por në total shkurtimet ishin më të larta. Viti 2007 llogarit që në 84 institucionet kryesore u shkurtuan 1672 punonjës mesatarisht. Krahas shkurtimeve të ndjeshme në Rend, duket se edhe një pjesë e institucioneve të tjera pësuan ulje në burimet e tyre njerëzore. Drejtoria e Rezervave të Shtetit pësoi një reformë pasi nga 160 punonjës që kishte u shkurtuan 60. Akademia e Shkencave pati një ulje punonjësish me 50 të tillë nga 500 që kishte më parë. Këto shkurtime në administratë u ndien në fillim të muajit prill dhe përfunduan në dhjetor.

Lista e punonjësve në administratë

Këshilli i Ministrave 191
Ministria e Ekonomisë 589
Ministria e Bujqësisë 1 389
Ministria e Transportit 1 701
Hipotekat 350
Ministria e Financave 434
Ministria e Arsimit 44 420
Ministria e Turizmit 1 131
Ministria e Shëndetësisë 15 363
Ministria e Drejtësisë 2 740
Ministria e Jashtme 168
Ministria e Brendshme 13 748
Ministria e Mbrojtjes 11 800
Shërbimi Informativ 1 079
Drejtoria e Arkivave 152
Drejtoria e Rezervave 100
Akademia e Shkencave 450
Ministria e Punës 1 415
Ministria e Mjedisit 1 401
Agjencia Telegrafike 80
Drejtoria e Doganave 970
Drejtoria e Standardizimit 18
Instituti i Statistikave 153
Qendra e Kinematografisë 10
Instituti i të Përndjekurve 25
Avokati i Shtetit 40
Ministria e Integrimit 66
Këshilli i Kontabilitetit 6
Drejtoria e Pastrimit të Parave 22
Agjencia e Pronave 142

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›