Lazarat, nis tregtia e hashashit me doza
Gjirokaster- Trafikantet braktisin transportin e sasive te medha te narkotikeve me makina dhe i kthehen biznesit me doza te vogla. Dy shperndares te dyshuar nga Gjirokastra jane kapur te fshehur brenda nje bunkeri, pasi benin tregti hashashi ne fshatin Lazarat. Operacioni i koduar "Kurthi" ka bere te mundur goditjen e nje grupi shitesish te droges ne qytetin e gurte, ndersa hetohet per te zbuluar bashkepunetoret e tjere. Burime zyrtare te policise vendore thane se te ndaluarit jane K. C., 22 vjec dhe D. M., 24 vjec, identitetet e te cileve nuk u publikuan te plota per shkak te kontrolleve ne qytet qe kane vazhduar deri dje ne mbremje vone, me qellim kapjen e kontigjenteve te tjere te grupit. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar nje sasi prej 300 gram kanabis sativa e ndare ne porcione. Sipas hetimeve te kryera, pothuajse cdo jave te rinjte benin furnizim ne Lazarat dhe ktheheshin ne qytet per ta shitur. Blerja behej me sasi te vogla per te mos rene ne sy te policise dhe per te pasur sukses ne kete biznes te paligjshem.
Agjentet e Antidroges ne Gjirokastres prej disa javesh dispononin informacione se te rinjte zhvillonin aktivitet te paligjshem ne zonen e lagjes "Zinxhira". Rreth ores 18:00 te dyshuarit kishin dale nga lagjja duke iu drejtuar Lazaratit. Pasi kane qendruar per disa minuta, jane rikthyer, por kane qene nen vezhgimin e agjenteve. Burime zyrtare konfirmuan se ka qene nje sherbim i fshehte gracke, ne luginen midis lagjes "Zinxhira" dhe "Drac" te fshatit Lazarat. Operacioni eshte kryer ne momentin qe te rinjte ktheheshin per ne lagjen e tyre. "Gjate rruges keta persona kane ndaluar ne nje bunker ku dhe kane bere ndarjen ne pjese te vogla te lendes narkotike, me grame gati per ta shperndare dhe per te mos rene ne sy te policise", thane burime nga grupi hetimor.
Ne kete moment kane nderhyre agjentet e sherbimit, duke bere arrestimin ne flagrance te te dyshuarve. Pas marrjes ne pyetje te rinjte deshmuan se e donin drogen per perdorim vetjak, por provat e siguruara sipas policise flasin per nje rrjet te organizuar shperndaresish. Ndaj te arrestuarve u ngrit akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", kurse dosja penale i kaloi po dje prokurorise per hetime te metejshme. "Po vazhdon puna per kapjen e personave te tjere te implikuar ne kete grup, ndaj per kete arsye s'po bejme te ditur gjeneralitetet e plota te te ndaluarve", sqaroi policia.
Te arrestuar:
K. C., 22 vjec, Zinxhira-Gjirokaster
D. M., 24 vjec, Zinxhira-Gjirokaster
Sekuestruar:
280 gram marihuane e blere ne Lazarat
Akuza:
"Prodhim dhe shitje narkotikesh ne bashkepunim"