Ripyllëzimi, Mediu nis fushatën në Prezë

Komunës së Prezës së shpejti do t'i shtohen rreth 3500 pemë të reja. Ky aksion është pjesë e fushatës së nisur nga Ministrisa Mjedisit për ripyllëzimit e vendit. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu është shprehur se përkujdesja për pyjet dhe pemët do të thotë përkujdesje për jetën, për shëndetin. Aksioni për ripyllëzimin e Prezës është nisur pikërisht në këtë datë sepse 27 Janari i vitit 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të I-rë "Për pylltarinë shqiptare", që sot përkujtohet, si dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar.
Gjatë aktivitetit, ministri Mediu, u dhuroi nxënësve të Prezës emblemën e shërbimit pyjor shqiptar, si shenjë falenderimi për bashkëpunim.