Kosovë, LDD: Sejdiu, shantazh përkrahësve tanë
Zyrtarë të partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë kanë akuzuar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për abuzim me anë të detyrës dhe shantazh ndaj anëtarëve të saj.
Anëtari i kryesisë së LDD-së, Sejd Tolaj ka deklaruar se presidenti Sejdiu po ndjek të njëjtën politikë edhe ndaj partive të tjera që nuk janë në të njëjtën linjë me LDK-në.
"Zyra e presidencës është shndërruar në një byro ku intrigohet dhe shantazhohet me oferta për vende pune dhe poste të ndryshme në institucionet e vendit, të cilat u drejtohen qytetarëve të Kosovës dhe në veçanti përkrahësve të LDD-së", ka pohuar Tolaj.