Rishfaqen maskat në Lezhë, grabiten 3 malazezë
Dy grabitës të maskuar mësohet se kanë ndalur makinën tip “Volksvagen” me targa malazeze UL AC 682, duke kërcënuar me armë shtetasit që udhëtonin në të.
Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë të ditur se grabitësit kanë goditur me qytën e pistoletës njërin prej pasagjerëve, dhe më pas i kanë marrë 20 mijë dollarë dhe dokumentat amerikane.
Grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një motor, ndërsa i lënduari është dërguar në spitalin e Lezhës.
Policia po vijon aksionin për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Aksioni mësohet se është shtrirë në tre fshatra të Lezhës.