Rishfaqet Alibeaj: Berisha duhet të mbetet violinë e parë në PD
PD humbi nga arroganca e ministrave, nuk hapnin më as telefonat
Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin Prizëm në Albanian Screen TV, ka shpjeguar humbjen e Partisë Demokratike. Si arsye kryesore Alibeaj jep arrogancën e ministrave demokratë. Ndërkohë lidhur me Berishën, ai vë në dukje se ai duhet të mbetet violinë e parë në PD.
Intervistoi: Aleksandër Furxhi
A është e vërtetë gara në PD, si mendoni ju?
Kjo është një garë e vërtetë, është një garë reale, është një garë e tillë se nuk ka sesi të ishte ndryshe. Është garë e tillë nisur nga disa indikatorë, së pari nisur nga silueta politike e secilit prej konkurrentëve, kjo do të thotë që secili prej tyre ka një siluetë të fortë konsistente deri në elitën më të lartë të PD, që do të thotë dhe në aspektin njerëzor, askush nuk do të donte të ishte i përdorur në këtë rast, dhe ky është indikator që lind thjesht dhe vetëm nga karakteri i secilit prej tyre. Së dyti mënyra dhe fryma sesi u ngjiz kjo garë që filloi që nga rasti e dorëheqjes së kryetarit të partisë zoti Berisha, i cili në mënyrë të natyrshme, e si rrjedhojë logjike rezultatit, bëri atë që kishte thënë më parë, një dorëheqje e qartë pa asnjë lloj mëdyshje. Një dorëheqje që në mënyrë të logjikshme kërkonte një orë e më parë një zëvendësim real, në kuptimin jo vetëm të drejtimit por edhe të frymës të atij personi që do të duhet të drejtojë të gjithë trupën elektorale dhe jo vetëm të PD. Një arsye e tretë është ajo pragmatiste. Një kryetar partie i cili do të duhet të dilte nëse do të dilte nga një teatralitet politik midis një kryetari të paravendosur dhe një tjetri i cili luan rolin e kukullës, absolutisht nuk do të ishte i dobishëm për askënd. Një arsye tjetër akoma e më e fortë është që vetë korpusi i demokratëve ka inteligjencën, ka zgjuarsinë ka nuhatjen për të kuptuar ose nëse do të ishte apo është një garë false. Jo vetëm kaq pasi këto ishin perceptimet e para por duke parë edhe procesin e garës absolutisht duke qartë që gara është e tillë për këdo skeptik të mundshëm.
A duhet PD të fillonte më parë me analizën e shkaqeve të humbjes apo është më mirë që nisi garën për pasuesin e zotit Berisha?
Kjo deri në njëfarë mase ishte si detyrim përcaktim që në momentin që zoti Berisha e vendosi si një standard, mbi të gjitha etik, në politikë dorëheqjen e menjëhershme sapo rezultati u pa në mënyrë të qartë se cili ishte. Sigurisht që do të vijohej me zgjedhjen e kryetarit. Dhe për mua pak rëndësi ka nëse do të bëhej së pari analizë dhe pastaj do të bëheshin zgjedhjet.
Zoti Alibeaj përse humbi PD-ja?
Janë disa shkaqe, madje janë shumë shkaqe. Madje është e vështirë të vendosesh se cili është më i rëndi midis tyre.
Më kryesoret…?
Po bëj analizën për të dalë pastaj tek konkluzioni. Pati një lloj thyerje të madhe të psikozës politike dhe qeverisëse në vitin 2009 dhe këtu i referohem koalicionit të bërë me LSI-në. Ishte një kalim i madh politik, etik, në kuptimin politik të fjalës. Një forcë e majtë me një forcë të djathtë e cila injektoi edhe në anëtarësinë e PD-së një ndryshim të madh psikologjik për të gjithë kulturën e tyre demokratike dhe politike që ishte krijuar deri në atë kohë. Deri në vitin 2009 konturet e ndarjes i majtë/ i djathtë bashkë me të gjithë nostalgjinë politike bashkë me të gjithë vlerësimin reciprok të të dy krahëve politik ishin qartësisht të ndarë.
Pra, po thoni se aleanca me LSI-në ka krijuar zhgënjim në bazën e PD?
Jo vetëm kaq. Rezultati i 2009 që pasoi në mënyrë të detyrueshme madje dhe të nevojshme dhe të domosdoshme aleancën me LSI-në. Nuk e shoh aspak të gabuar atë që ndodhi në 2009. Por në mënyrë të pashmangshme solli edhe një ridimensionim të psikozës politike atë anëtarësisë së PD-së.
Pra ju po thoni një zhgënjim të anëtarësisë…
Jo nuk po them zhgënjim, zhgënjimi ndodhi më vonë teksa ndaj këtij ndryshimi të psikozës së anëtarësisë nuk pati nga ana e strukturës qeverisëse dhe partiake të PD një qëndrim të fortë, strikt dhe koherent duke bërë ndarjen e qartë që me LSI-në u bë vërtet një koalicion por ai është i diktuar nga rezultati i zgjedhjeve, porse identiteti dhe mbi të gjitha ai ideologjik i PD-së është i paprekur, do të vazhdojë të jetë i tillë. Pra kjo do të thotë se arsyeja e parë që unë gjej në këtë rast është që në PD përgjatë këtyre katër vjetëve ndodhi ndoshta një spostim ideologjik në programin e saj jo vetëm qeverisës por edhe në cilësinë e të qeverisurit.
Një arsye tjetër..?
Arsyeja tjetër është që ndaj këtij spostimi ideologjik, pra zbutja e qëndrimit ndaj disa vlerave të liberaldemokracisë të konservatorizmit të PD që burojnë edhe nga historia e saj, solli në mënyrë të menjëhershme që në 2009 një ulje të vigjilincës të drejtuesve të lartë të PD-së duke e filluar me trupën e ministrave dhe më poshtë me trupën e drejtorëve dhe të pjesës tjetër që kishte doza domethënëse pushteti në dorë. Për ta shtjelluar qenia në një kohë të gjatë e ministrave si në mandatin e parë dhe atë të dytë, cilësia jo shumë pozitive e qeverisjes në atë hapësirë të ministrave, drejtorëve apo dhe niveleve më të ulëta, të qënit të distancuar nga baza e anëtarësisë, madje deri në cilësi jo shumë pozitive të qeverisjes po themi në terma edhe të praktikave jo të shëndosha deri edhe korruptive politike, apo dhe më tepër sesa kaq, bëri që të ndodhë ajo që unë e quajta humbje e vigjilencës së PD-së ndaj anëtarësisë së saj. PD ka qenë gjithmonë shumë e ndjeshme ndaj zërit të bazës, madje vetë zoti Berisha ka qenë rasti më ekselent, ka qenë gjithmonë njeriu që mbante në mënyre të drejtpërdrejt kontakte me anëtarësinë. Kjo që po ju them u shndërrua në sentenca të tilla saqë rëndom në ambientet e PD-së thuhej se telefonin e hap zoti Berisha nuk e hap asnjë nga ministrat. Dhe kjo ishte një aksiomë që u vërtetua gjithmonë e më tepër. Është pikërisht, për mendimin tim, fakti i humbjes së kësaj vigjilence, humbjes së ndjeshmërisë së trupës më të lartë qeverisëse të PD-së me bazën, një nga arsyet që solli në atë dështim të 23 qershorit.
Ju po flisni për një lloj arrogance të ministrave, që nuk hapnin telefonat..
Në rregull, ta quajmë arrogancë, por jo vetëm ministrat edhe nivelet më poshtë.
Ka arsye tjetër?
Ndodhi që PD adoptoi një mënyrë strukturimi të brendshëm të tillë që nuk e stimuloi afrimin apo familjarizimin e mëtejshëm me bazën. Strukturimi u bë i tillë që në 12 qarqe në varësi edhe të strukturës ë kodit zgjedhor u krijuan grupe pune në krye të të cilit qëndronin pikërisht ministrat. Ndodhi një fenomen i tillë, në dorën e kryetarëve të grupeve të punës, u centralizua pushteti administrativ i bashkuar në këtë rast me atë qeverisës, në mënyrë të natyrshme edhe ndoshta pa e kuptuar secili prej këtyre 12 kryetarëve të grupeve të punës. Ndodhi që ky centralizim të shkaktonte një revoltë nga anëtarësia e PD-së për shkakun se edhe për arsye të impenjimeve të shumëfishta të këtyre kryetarëve, kjo ndarje midis bazës dhe pjesës qeverisëse të ngarkohej edhe me një lloj revolte të brendshme nga ana e anëtarësisë. Një arsye tjetër ishte që ky fenomen që u shfaq menjëherë pas zgjedhjeve të 2009 nuk pati një lloj reaksioni apo një lloj kundërpërgjigje nga kryesia e PD-së. Pavarësisht se pati sinjale të forta përkundrejt këtij administrimi jo të mirë të pushtetit të PD-së, nuk pati asnjë lloj procesi reflektimi. Dhe e fundit në këtë linjë është fakti që strukturat e PD-së apo strukturimi apo procesi i refleksionit që do të duhet për çfarëdolloj sfide elektorale nuk e përndoqi të paktën mandatin e dytë, PD-në. Ndodhi që nuk u bënë zgjedhjet brenda partisë, para apo pas zgjedhjeve të