Basha: Mazhoranca e re është e ndërtuar mbi shitblerjen e votës
Anëtarët e PD do të vendosin me votë, për përzgjedhjen e drejtuesve dhe kandidatëve
Kandidati për kryetar të PD Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij të drejtimit të kësaj partie, në njësitë bashkiake nr. 5, 6 dhe 7 në kryeqytet. Basha ka theksuar se në platformën e tij, çdo anëtar i PD do të vendosë përmes votës, për drejtuesit e partisë dhe kandidatët për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme. Të garantojmë jo vetëm që të dëgjohet zëri i çdo anëtari por të respektohet zëri i çdo anëtari. Çdo anëtar të ketë të drejtën që të ketë një zë të barabartë, pra një votë, në çdo vendimmarrje të rëndësishme të PD, nga niveli i organizimit deri në nivelin e përzgjedhjes së kandidaturave tona, për përballje lokale dhe qendrore. Basha ka theksuar se PD duhet të jetë në qendër të një fronti opozitar i cili të përfshijë përveç aleatëve historikë të kësaj partie, të gjithë të mashtruarit e mazhorancës së re.
Sulmi ndaj mazhorancës së re
Bash aks sulmuar sërish mazhorancën e re, duke e akuzuar atë se është e vetmja në botën demokratike, e ndërtuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votës. Ska asnjë shtet, asnjë shoqëri në historinë e Evropës, që të jetë ndërtuar mbi dy vlera, mashtrime piramidale dhe shitblerje votash. U kemi lënë një vend me rrugë të reja, u kemi lënë një vend me rini të mirëarsimuar, u kemi lënë një vend me administratë funksionale. Në vend që të mendojnë se si të ecin më përpara, në raport me dëshirat e problemet e qytetarëve, mendojnë në mënyrën më absurde se si të zhbëjnë arritjet tona, tha Basha.