Zajmina Vasjari, ekstravagante dhe “e forte” ne klipin me te ri “I Kom”
Kengetarja e njohur me se shumti per bukurine e saj fizike Zajmina Vasjari, ka lancuar videoklipin e ri te kenges “I Kom”. Me tekst te Zajmines dhe me muzike nga Stine, ajo paraqitet teper ekstravagante ne kete klip, teksa i le pak vend imagjinates dhe tregon hiret e saj prej femre seksi. Videoklipi i realizuar nga “Max Production”, e shfaq Zajminen si nje vajze te fuqishme perpara ‘pengut’ te saj, qe eshte ish i dashuri ne fabulen e kenges. Nuk e dime nese kete fabul Zajmina, e ka te jetuar apo thjesht te imagjinuar duke qene edhe autorja e tekstit. Nderkaq ajo qe te ben pershtypje eshte ekspozimi i shumte i armeve te cilat mund te mos ishin pjese e ketij klipi, per vete faktin qe kjo kengetare ndiqet shume nga adoleshentet dhe ajo cka percjell nepermjet ketij klipi, nuk eshte dicka per t’u marre shembull nga fansat e saj.